Pogradec, ish-oficeri në spital
POGRADEC - Përfundon në spitalin e Pogradecit ish-ushtaraku Rexhep Karaj, i cili pasi plagosi gruan i bëri rezistencë rreth 8 orë policisë e RENEA-s, para se të dorëzohej. Mbrëmjen e së hënës, ndërsa 72-vjeçarja Fetije Karaj ka lënë spitalin, atje është shtruar bashkëshorti i saj që e plagosi lehtë me armë zjarri. Edhe pse i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese, 80- vjeçari ka qëndruar shumë pak i izoluar në komisariat, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Sipas të dhënave të policisë, Rexhep Karaj rezulton i papërgjegjshëm për veprimet e tij, dhe pas rezistencës që kreu disa orë i mbyllur në apartament, gjendja e tij mendore është rënduar akoma më shumë. Rexhep Karaj ka shfaqur shenja të dukshme dobësie dhe dridhje. Nga marrja në pyetje 80-vjeçari nuk e ka rikujtuar dot skenën, kur ka plagosur gruan e tij duke dëshmuar se vuan nga probleme mendore. g.a