Rreh gruan te Presidenca,arrestohet 40-vjeçari në Tiranë
TIRANE – Një person 40-vjeçar ka rrahur dje në mbrëmje gruan e tij në ambient publik para Presidencës në Tiranë. Policia e cila është sinjalizuar nga kalimtarët e rastit për konfliktin mes bashkëshortëve, mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, duke arrestuar autorin e dhunës. Burime të policisë kanë pohuar mbrëmë se është arrestuar në flagrancë shtetasi Agrin Bilbili, 40 vjeç. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për shkak se ka qenë në gjendje të dehur. Të pranishëm në skenën e dhunës sipas policisë, kanë qenë edhe tre fëmijët e mitur të dy bashkëshortëve, përkatësisht të moshave 3, 8 dhe 9 vjeç. Sipas hetimeve të policisë konflikti mes bashkëshortëve ka pasur si shkak gjendjen e dehur të 40-vjeçarit. Pas ngjarjes, autori i dhunës ndaj gruas së tij është shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës. e.d