Pogradec, shënohet viktima e parë e liqenit
POGRADEC – Shënohet viktima e parë e liqenit të Ohrit për këtë sezon veror. Mesditën e së premtes, 18-vjeçari Endri Bektashi nga fshati Rëmenj i Pogradecit. Ende nuk ka filluar sezoni i plazhit, por viktima së bashku me shokët, kishte shkuar për t’u freskuar në ujërat e liqenit. Sipas policisë ka qenë ora 11:30, kur është marrë njoftimi se në ujërat e liqenit ka gjetur vdekjen një 18-vjeçar. Një dëshmitar okular ka treguar se Bektashi së bashku me disa shokët e tij hynë në ujërat e liqenit për t’u larë. Kanë kaluar vetëm disa minuta, kur atë e përpiu liqeni. Shokët e tij arritën të nxirrnin trupin në breg, por as ata apo pushuesit e tjerë që ndodheshin aty nuk mund ta shpëtonin nga vdekja. Nga ana e mjekut ligjor është konstatuar se vdekja ka ardhur si rezultat i asfiksisë. Mendohet se rënia në kontakt me ujët e ftohtë mund t’i ketë provokuar edhe pushimin e zemrës së 18-vjeçarit, çka solli pasojën fatale. Në prag të sezonit veror, Endri Bektashi është viktima e parë e mbytur në liqenin e Ohrit. j.gj