E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana triumfon ndaj Vllaznisë dhe fiton titullin e 24-t

 

LEONARD KARAJ

Triumfon Tirana. Titulli i 24-t në historinë e klubit erdhi pas një përballje direkte me rivalin e sezonit 2008-2009, Vllaznia. Nën një atmosferë të zjarrtë e denjë edhe për një ndeshje të rëndësishme të ekipit kombëtar skuadra bardheblu vuri veton në fushën e lojës që në minutat e para. Një titull i merituar plotësisht. Me një dominim thuajse total të bardhebluve nga minuta e parë e deri të vërshëllima e gjyqtarit sllovak Hreniak. Me një kryevepër të kapitenit Devi Muka, pikërisht në sekondën e 100-të super-sfidës së sezonit 2008-2009 e me një gol plot finesë të “Këpucës së artë” të këtij kampionati, Migen Memellit (30’), që regjistroi nga ana e tij jo vetëm golin e tij të 22-të në kampionat, por dhe titullin e tij të parë si kampion i Shqipërisë. Goli i Xhevair Sukajt në minutën e 88-të shërbeu thjesht për statistikat e ndeshjes, në një takim jo pak të tensionuar e të frymëzuar nga më shumë se 12 mijë të pranishëm në impiantin ndërkombëtar.
Drejtuesit
Kur presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i dorëzoi “kupën me veshë” kapitenit Devi Muka, festa ishte e tëra bardheblu. Të gjithë protagonistët janë në një mëndje: “Ky është një titull i merituar”. Presidenti i Tiranës, Refik Halili, njeriu që investoi gati 800 milionë lekë të vjetra vendosi në tavolinë edhe 120 milionë lekë një ditë para finales. Ky është titulli i tretë i epokës së katriadës bardheblu (Halili-Nuri, Ngjela-Papuli) të cilët drejtojnë Tiranën që prej vitit 2003.
Atmosfera
“Qemal Stafa” nuk kishte parë më shumë tifozë gjatë këtij sezoni në Superligë sesa në këtë takim. Por dekori i tij ishte kurur deri në detaj edhe nga tifozeritë fanatike të dy klubeve të cilët nuk rreshtën së brohorituri për skuadrat e tyre deri në fërshëllimën e fundit të ndeshjes. Nuk munguan edhe acarimet mes tyre si dhe thirrjet thumbuese. Një flamuri gjigand i Tiranës, që shkruante Fanatics u shpalos që në nisje të ndeshjes aq sa impresionoi edhe trajnerin e ri të kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe i ndodhur në në tribunë nën shoqërinë e presidentit Duka dhe sekretarit Prodani. Në tribunën VIP binte në sy në fakt mungesa e presidentit të Shqipërisë Bamir Topi, i cili preferoi që ti priste në rezidencën e tij më pas kampionët.
Ndeshja
Që në minutën e parë Tirana kalon në avantazh. Muzaka me zgjuarsi nga e djathta, futet në zonë dhe godet, Girma grushton dhe topi kthehet tek kapiteni Muka, që me një gjuajtje në formë parabole, realizon golin e parë, 1-0 për Tiranën. Pesë minuta më vonë është Sukaj lirohet mirë dhe fiton duelin me Pezon, i afrohet zonës dhe gjuan direkt, por pret pa vështirësi Nallbani. Agolli me një “predhë” nga goditja e dënimit, topi prek tranvsresën dhe loja vazhdon nga e majta. Abraham kroson në zonë dhe Devolli i lirë gjuan me kokë, por Grima bën mrekullinë. Pjesa e parë flet kryesisht për Tiranën aq sa në minutën e 29-të bardheblutë dyfishojnë. Krosim i Agollit dhe mbrojtja shkodrane shpërqëndrohet, teksa topi përfundon në këmbët e Memellit, i cili me një goditje të saktë, në formë parabole, mposht Grimën, 2-0 për Tiranën. Këtu mbaron thuajse loja pasi Tirana mbyllet në mesfushën e saj dhe hidhet gjithnjë me kundërsulme. E njëta tablo edhe në pjesën e dytë ku shkodranët arritën vetëm në fund të shënoin golin e nderit me anë të Sukajt.

24 “kurorat” e Tiranës

1. 1930
2. 1931
3. 1932
4. 1934
5. 1936
6. 1937
7. 1964–65
8. 1965–66
9. 1968
10. 1969–70
11. 1981–82
12. 1984–85
13. 1987–88
14. 1988–89
15. 1994–95
16. 1995–96
17. 1996–97
18. 1998–99
19. 1999–00
20. 2002–03
21. 2003–04
22. 2004–05
23. 2006–07
24. 2008–09

Halili: I fal dhe ata që  s’na deshën

Kryedonatori Refik Halili, mjaft i lumtur për fitimin e titullit kampion, theksoi dje pas ndeshjes se skuadra e tij e fitoi kampionatin me meritë dhe e tregoi se ishte padyshim më e mira në përballjen me shkodranët në këtë duel të fundit. “I kam falur të gjithë, edhe ata që punuan kundër interesave të Tiranës në këtë sezon. Kjo festë është për protagonistët e fushës, të cilët e merituan plotësisht titullin kampion. Tirana dha prova të mjaftueshme që qe ekipi më i mirë i këtij edicioni. Këta lojtarë kanë qenë krenaria ime në këtë sezon dhe sot na kanë lumturuar pa masë. Përshëndes edhe tifozët e mrekullueshëm të Tiranës, të cilët, nuk hoqën dorë për asnjë moment nga mbështetja ndaj lojtarëve dhe patën besim të madh te titulli. Prania e tyre në një numër të madh në stadium na ka lumturuar shumë dhe unë i përshëndes fort. S’më mbetet veçse të uroj lojtarët për fitimin e titullit dhe të gjithë dashamirësit e Tiranës”, tha Halili.

Armand Duka: Fitoi futbolli shqiptar
Diplomat edhe në nj mbrëmje të tillë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit më tepër se për Tiranën ka theksuar rëndësinë e mbylljes së një kampionati me rivalitet. “Ishte një kampionat mjaft i mirë. Pati problematikën e vet në disa raste por në përgjithësi mund të them se ishte i mirë organizuar dhe me rivalitet. Më vjen mirë që sonte shoh kaq shumë tifoz ënë stadium dhe uroj që kjo gjë të vazhdojë edhe më tej. Futbolli shqiptar ka nevojë për ta. Tiranës i uroj për titullin por në këtë natë ka vend për respekt edhe për Vllazninë e cila luftoi deri në javëne fundit duke i dhënë më shumë bukuri këtij kampionati”.

Devolli, kampion pas 4 herë nënkampion
Është shpallur Bledar Devolli nënkampion në kampionatin shqiptar, por pa mundur asnjëherë të fitojë titullin, që u bë realitet vetëm mbrëmë në “Qemal Stafa”. Më parë ai ka dalë nënkampion me Vllazninë, Elbasanin, Teutën dhe Partizanin. “Jam me të vërtetë i emocionuar, pasi fitoj për herë të parë një titull. Më parë kam dalë kampion me disa skuadra, por titullin e fitova me Tiranën. Këtë sukses ia dedikoj vetes, pasi e kam pritur shumë këtë moment, ia dedikoj familjes time që më ka mbështetur vazhdimisht dhe tifozerisë që pati besim te ne”.

Devi Muka
Kapiteni fitoi titullin e shtatë në karrierën e tij. Vlonjati u tregua një xhentëlmen i vërtetë: “Këtë titull dua ta ndaj edhe me trajnerin Agustin Kola, edhe pse ai nuk ishte në stadium. Veç kësaj dua të përshëndes familjen time dhe gjith shokët e mi të cilët dhanë maksimumin në një kampionat vërtet të vështirë. Jam shumë i lumtur që Tirana arriti të fitonte titullin kampion pas një sezoni me shumë polemika dhe trajnerë të larguar. Por mundi i presidenti Halili dhe i të gjithë protagonistëve më në fund nuk shkoi kot”, pohoi Devi Muka pas marrjes së titullit kampion të 24-t për Tiranën dhe të shtatin personal.

Migen Memelli
Golashënuesi më i mirë i Tiraëns opr edhe i këtij sezoni në Superligë sigloi edhe golin e dytë në këtë fitore. I kënaqur dyfish si për titullin he për çmimin e golashënuesit sulmuesi pogradecar tha: “Ishte një fitore e merituar jona, pasi ekipi ka dominuar të gjithë kampionatin me përpjekje të mëdha. Mua më erdhi keq që s’munda ta mbyll të plotë ndeshjen për shkak të dëmtimit, por fakti që shënova gol në këtë sfidë vendimtare më bën të lumtur. Kjo fitore i fshin të gjitha problemet që kaluam. Ne e merituam këtë titull. I përgëzoj tifozët, sepse ishin të mrekullueshëm”.

Gjergji Muzaka
Erdhi me shumë bujë në fillim të kjëtij sezoni te Tirana për nj shifër rekord prej 100 mijë eurosh ndaj kërkonte me çdo kusht të justifikonte vetveten. Ai arriti dhe këtë gjë e pohon më së miri ai pas marrjes s titullit. “Jam i lumtur, domosdo, pasi kurorëzohem për herë të parë si kampion. Kam qenë shumë pranë trofeut edhe sezonin e kaluar kur mbroja ngjyrat e Partizanit, por pa mundur, ndërkohë që dhashë maksimumin tim këtu te Tirana dhe sot jo vetëm unë, por e gjithë skuadra mori frytet e punës së një sezoni. Ishte një titull plotësisht i merituar dhe këtë ua dedikoj të gjithëve, familjes, shokëve, tifozëve”.

Alban Tafaj
Mori drejtimin e Tiranës vetëm tri javë më parë pas largimit të Agustin Koëls por diti si të mbajë kompakte skuadrën. Ai është edhe një nga trajneërt më të rinj që fiton një titull kampion në Shqipëri. “Ekipi im tregoi në këtë ndeshje se ishte më lart se kundërshtari, të cilin e përgëzoj për rivalitetin që bëri karshi nesh gjatë gjithë sezonit. Por Tirana meritonte titullin, pasi tregoi në vijimësi ndaj të gjithë kundërshtarëve, veçanërisht ndaj Vllaznisë se është një ekip më i mirë. Përgëzoj ekipin për këtë ndeshje të madhe dhe tifozët për mbështetjen që na dhanë. Nuk di çfarë të them më shumë, jam shumë i gëzuar”.

Abraham
Ku shkon ai fiton titullin kampion. Në 2005-2006 ishte te Elbasani, fitoi. Në 2006-2007 te Tirana, fitoi. 2007-2008 te Dinamo, fitoi dhe tani sërish te Tirana del kampion. Një rast i veçantë për një futbollist për më tepër të huaj. “Jam i lumtur sigurisht. Mund të them se ishte një titull i veçantë për mua. Të shpallesh katër herë radhazi kampion, dy herë me Tiranën, nuk është pak. Përgëzoj shokët e skuadrës për atë që treguan në këtë ndeshje dhe falënderojmë tifozët për mbështetjen që na dhanë. Ne e merituam titullin, pasi ishim më të mirët dhe një gjë e tillë u pa edhe në ndeshjen e sotme”.

Tirana në Champions, Lushnja dhe Elbasani,në Kategori e Parë

Tirana do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve. Flamurtari, Vllaznia e Dinamo në Ligën e Europës.

Lushnja dhe Elbasnai bien në Kategori të Parë ndërsa Bylsi dhe Partizani do të luajnë ndeshjet play-out me Gramozin dhe Kastriotin. Këto janë verdiktet e Superligës për sezonin 2008-2009. Tirana është skuadra që do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve, si kampione e Shqipërisë në Kampionatin e 70-të Kombëtar të futbollit. E veçanta për edicionin 2009-2010 është fakti se kampionia e Shqipërisë merr pjesë direkt në turin e dytë eliminator, për shkak të renditjes së fortësisë së kampionatit shqiptar në Evropë, i 43-ti (3.6 koeficienti i Shqipërisë; 75.7 koeficenti i Anglisë, kampionatit më të fortë në Evropë). Në raundin e parë eliminator luajnë skuadrat kampione të vendeve, kampionatet e të cilave renditen nga vendet 47-53 (nga Uellsi deri te San Marino). 22 skuadra do të kualifikohen direkt për në fazën e Grupeve, kur sipas sistemit aktual ato ishin vetëm 16, pasi 16 të tjerat ishin të kualifikuara direkt nga UEFA. Nga turi i tretë eliminator do të kualifikohen 10 skuadra e jo 16 si tani. Turi i tretë eliminator do të ketë dy grupe dhe nga secili grup do të kualifikohen 5 ekipet e para. Kampionia e Shqipërisë duhet të kalojë të paktën një tur për të vazhduar aventurën në Ligën e Evropës edhe pse do të eliminohej nga Liga e Kampioneve.
Shqipëria do të paraqitet me tri skuadra: fituesen e Kupës së Shqipërisë dhe dy skuadrat e tjera, që renditen nga vendet 2-3. Flamurtari (si fitues i Kupës), Vllaznia (e vendit të dytë) e Dinamo (vendi i tretë) janë tre skuadrat që tashmë e kanë prerë biletën në kompeticionin më të ri të organizuar nga UEFA për klubet. Edhe këtu e veçantë për edicionin 2009-2010 është fakti se fituesja e Kupës së Shqipërisë merr pjesë direkt në turin e dytë të Ligës së Evropës. Dy ekipet e tjera shqiptare në Ligën e Europës e nisin aventurën nga turi i parë eliminator.

Superliga/Java 33

Tirana–Vllaznia            2-1
Shënues: Muka 1’, Memelli 29’, Sukaj 88’
Gjyqtarë: V.Hrinak, R.Sluk, V.Laskovski (Sllovaki)
Kartonë të verdhë: Devolli, Sukaj, Muka, Lici, Sinani, Belisha, Agolli, Grima, Lila
Tirana: Nallbani, Dabulla, Pezo, Lila, Abraham, Agolli, Devolli, Sefa (Lilaj 91’), Muzaka, Muka (Patushi 62’), Memelli (Xhafa 41’)
Trajner: Alban Tafaj
Vllaznia: Grima, Smajli (Dhëmbi 46’), Beqiri, Bashiç, Lici, Belisha (Osja 65’), Nallbani, Shtubina, Boadu, Sinani, Sukaj
Trajner: D.Haxhiosmanoviç     

Lushnja-Partizani            1-0
Shënues: Sekseni 42’
Gjyqtarët; A. Stratev, M. Kirovski, J. Kertevicko (Maqedoni)
Karton i verdhë: Korreshi, Topi, Dhima, Bubeqi, A. Dashi, Babamusta
Lushnja: Bejte, Ndoni (Bufasi 88’), Dhima, Xhafa, Korreshi, Sekseni, Topi (Canka 78’), Gjoni (Sulo 60’), Hasalla, K. Arbri, Bubeqi.
Trajner: Ilir Gjyla
Partizani: Shehi, Mallota (Capa 85’), Tafaj, Pinari, Karabeci, Babamusta, Gjondeda, Bakalli, Çeka, Karapici ( Dashi 72’), Begaj (Maho 83’)
Trajner: Shpëtim Duro

Bylis–Dinamo                3-0
Shënues: 19’ G.Muça, 28’ Kule, 48’ Dejan
Gjyqtarë: E.Hoxha,  E.Pjetrushi, G.Koka (Lezhë)
Vëzhgues: E.Mece (Vlorë)
Bylis: Mirseloski, A.Muca(56' Kapinoski), Bedini(46’Kapaj), P.Arberi(56’Arapi), Besha, G.Arberi, G.Muca, Dejan, Hodo, Kule, Bakiu
Trajner: Gert Haxhiu
Dinamo: Hoxha, Sina, Daja, Pisha, Brahja, Poci, Hasa (55’Salillari), Delia, Bakaj, Capja, Ceko
Trajner: Shkëlqim Muça

Apolonia–Shkumbini            3-1
Shënues: 14’ Meta, 20’ Dhrami, 83’Çerçizi, 85’ Salliu (p)
Apolonia: Haxho, Elmazi, Ferizoviç, Shoshi, Kelmendi, Meta (77’Sreçkoviç), Çerçizi, Asllani, Sead Haxhibuliç, Dhrami, Bërkiç (49’Gega)
Trajner: Esad Karishik
Shkumbini: Birja, Balliu(46’Lundraxhiu), Gërxho, Bizhuti (72’Karaj), Lluca, Shameti, Xhyra, Salliu, Dervishi (46’Branica), Gjata, Ramazani
Trajner: S.Branica
Gjyqtarë: A.Lulaj (Vlorë), G.Bini (Gjirokastër), P.Pruto (Gjirokastër)
Vëzhgues: A.Canaj (Durrës)
Kartona të verdhë: Bërkiç

Elbasani-Teuta                3-2
Golat: Peti 36’, Hyshmeri 88’, Piu 90’/ Hysa 87’, Vila (p) 92’
Gjyqtarë: Bardhyl Pashaj (Tiraë), Bujar Pregja,Tiranë,Denis Agaraj Tiranë.
Kartonë të verdhë: Suli, Furrxhi 
Elbasani: Sejdini, Mehmetaj, Ibrahimi, Kacollja, Zeneli, Suli, Gava, Hyshmeri, Lamçja (Bora 46), Pema (Piu 70), Peti (Halilaj
Trajner: Bujar Gogunja
Teuta: Rizvani (Naçi 46’), Peti, Likmeta, Stafa, Alikaj, Thana (Furrxhi 46’), Xhemalaj, Dosti, Hysa, Vila
Trajner: Sulejman Starova

Flamurtari–Besa            4-0
Shënues: Shehaj 63’, 64’, Rustemi 67’, Brajkovic 72’
Gjyqtarë: A. Taullau, D. Rexha, G.Qirici
Flamurtari: Xhelili, Guga (Çaushaj 52’), Begaj, Malaj, Veliu (Beqiri 46’), Rustemi, Merxha, Seriani, Zeqiri, Shehaj, Galica (Brajkoviç 46’)
Trajner: Eqerem Memushi
Besa: Dura (Selaci 46’), Tragaj (Duka 46’), Hoxha, Grizha,
Krasniqi, Dedej (Shtini 55’), Mihani, Veliaj, Kuli, Cikalleshi, Duro.
Trajner: Ilir Biturku

Bilanci

Champions: Tirana
Euroliga: Flamurtari, Dinamo dhe Vllaznia
Bien nga kategoria: Elbasani, Lushnja
Ngjiten në Superligë: Laçi, Skënderbeu
Ndeshjet e play-out
Bylis-Gramozi
Partizani-Kastrioti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›