E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, tre muaj pa certifikata

Gjendja civile bën vetëm celebrime. Qytetarët në radhë: Nuk na thonë se kur mund të furnizohen
Pogradec-Prej tre muajsh në sportelet e gjendjes civile të qytetit të Pogradecit mungojnë certifikatat. Qytetarët presin përditë para sporteleve, duke marrë të njëjtën përgjigje. "Nuk ka certifikata" dhe asnjë gjë tjetër për kohën apo afati që u duhet të presin për të mbyllur hallet e tyre. "Kemi njoftuar që në fillim të muajit nëntor Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, në Tiranë, por ende certifikatat nuk duken të vijnë"- të përgjigjen punonjës të zyrave. Madje, mëson se edhe certifikatat e komunave, të cilat adoptoheshin për bashkinë e qytetit janë mbaruar. Edhe një borxh i marrë nga Erseka prej 1000 certifikatash tashmë ka sosur. "Kam dy muaj që vij çdo ditë dhe sorollatem nëpër dyert e gjendjes civile për një certifikatë"-thotë Gaqo Qafko, një qytetar, që si pranon edhe vetë e ka emergjente nxjerrjen e këtij dokumenti. Përgjegjësja e gjendjes civile, Marie Trushi,pranon se ata detyrën e tyre e kanë bërë. I kanë njoftuar eprorët në Tiranë dhe tani janë në pritje. Tashmë personeli i gjendjes civile në Pogradec punon vetëm një orë në ditë dhe kjo orë është caktuar për të bërë celebrimet e çifteve të reja, se për tërheqjen e dokumentit identifikues as që mund të bëhet fjalë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›