E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradeci me mungesa, por sdorëzohet

Nga GAVROSH PAPA

Trajnerit Çekiçi do ti duhet të bëjë pa 7 futbollistë titullarë në ndeshjen e sotme në kupë ndaj Kamzës

Pogradecarët duket se kërkojnë të bëjnë kthesën dhe të reflektojnë për atë barazim pa gola kundër Shkumbinit. Përballë Kamzës, ekip që për pogradecarët do të jetë një rival jo vetëm në kampionart, liqenorët do të kërkojnë maksimumin sot. Duket se takimet e fundit kanë lënë jo pak probleme te liqenorët, pasi është mbushur infermieria pogradecare, ku plot 7 futbollistë tashmë duket se nuk do të jenë të gatshëm për të luajtur kundër Kamzës.

Kështu, në mbrojtje do të mungojnë kapiteni Çerepi, i cili ka kaluar një dëmtim dhe pritet të jetë për disa ditë larg fushave. Por edhe duke parë që liqenorët do të luajnë në Shkodër ndeshjen e radhës, duket se stafi nuk do të rrezikojnë me kapitenin. Gjithashtu, një dëmtim serioz ka kaluar edhe mbrojtësi korçar Lako, dëmtimi i të cilit duket se do e mbajë të paktën për dy javë larg fushave.

Po ashtu, edhe për mbrojtësin Drazhanin, i cili për arsye dëmtimi nuk është aktivizuar as në takimin kundër Shkumbinit dhe është në pikëpyetje aktivizimi i tij. Shqetësimi më i madh për trajnerin Çekiçi është në mesfushë, aty ku organizatori Çipi duket se do të jetë një mungesë që do të peshojë shumë në mesfushën pogradecare, duke parë edhe formën shumë të mirë që ky lojtar po kalonte. Dëmtimit të Çipit duket se i shtohet dhe ai i mesfushorit tjetër Baze, i cili vinte pas një dëmtimi.

Në sulm e sigurt është mungesa e sulmuesit kosovar Isa Eminhazeri, i që duket që tërheqja e pësuar në minutat e para kundër Shkumbinit, nisur dhe nga ekzaminimi në një nga klinikat e specializuara, do e mbajë për të paktën dy javë larg fushave. Duke shtuar edhe portierin Sulejman Hoxha,i dëmtuar dy javë më parë, e çojnë në shtatë numrin e të dëmtuarve në radhët e ekipit pogradecar.

Trajneri Çekiçi dhe stafi theksojnë se, pavarësisht mungesave, ekipi pogradecar do të luajë vetëm për fitore në takimin kundër Kamzës dhe se ka besim se lojtarët që do të aktivizohen do të japin maksimumin dhe do ta vlerësojnë në maksimum ndeshjen e kupës.

Do të jetë një mundësi për të gjithë ata lojtarë që janë aktivizuar më pak në këto 6 javë të para të kampionatit dhe do të jetë një shans i artë për të rinjtë pogradecarë, që do të jenë të gatshëm për të treguar veten në një moment të vështirë që ekipi po kalon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›