Sejdini: Nuk dorëzohem, do ta çoj deri në fund luftën
Trajneri Faruk Sejdini premton maksimumin e tij, ai është i bindur se Dinamo do të shpëtojë
Dinamo ka vazhduar përgatitjet dje pasdite në kompleks. Atmosfera është pak e zymtë, duke parë mënyrën se si bluve i kanë rrëshqitur pikët nga duart në Laç, pas një vendimi të dyshimtë arbitrar. Gjithsesi, blutë kërkojnë të shikojnë përpapara. Ndaj Elbasanit, sot në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, pritet të kenë hapësira disa futbollistë të rinj, që skanë pasur minutat e duhura në kampionat.
Ndërkohë që trajneri Faruk Sejdini analizon situatën në kampin blu. Në fakt, duke parë traditën e skuadrës së Dinamos, në këtë moment të vështirë, trajneri 62-vjeçar shikohet i vetëm në këtë luftë, pasi është ai që ngre zërin pa iu dridhur qerpiku ndaj çdo padrejtësie.
Arbitrimi Tashmë problemi i gjyqtarit në Laç është diçka e bërë publike, pasi të gjithë e panë. Por unë uroj dhe i lutem Zotit që ishalla të jetë hera e fundit. Besoj se do të jetë hera e fundit, pasi nëse përsëritet, kjo punë sdo të ketë më kuptim.
Reflektimi Tju them të drejtën, ka pasur një moment nga merzia, kur përveçse doja të tërhiqja skuadrën nga fusha në Laç, mendova edhe largimin tim. U mendova gjatë, por në fund arrita në konkluzionin që ky është një mision shumë i mundur për tu realizuar. Nuk i jam futur pa logjikë kësaj pune, por kurrsesi nuk mendova që mund të ketë edhe fenomene të kësaj natyre.
Konkluzioni logjik është i tillë, pavarësisht se jemi në këtë situatë ku jemi. Dëgjova diku kritika për presidentin e Dinamos, se përse ai nuk dilka në mbrojtje të skuadrës. Kjo tregon se futbolli në Shqipëri u luaka me presidentë. U besoj se lojën e futbollit e bëjnë futbollistët, arbitrat dhe trajnerët. Presidentët sigurisht kanë atë pjesën e tyre me investime dhe gjëra të tjera. Sipas kësaj logjike, nëse nuk dalin presidentët, unë si trajner duhet të ndëshkohem.
Dinamovitët Të gjithë dinamovitët në këtë moment po rrinë pak në distancë. Ju po thoni që jam i vetëm në luftë, ndërsa unë mendoj se këtu po dalim tek ajo teoria: shko në luftë, bjeri anës dhe bëji dredha plumbit. Pra, të gjithë po i shmangen kësaj lufte. Ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar, jo se do të ndodhë çudia po qemë të tillë, por sduhet të duket sikur Dinamo është e vetmuar. Dinamo ka shumë tifozë dhe këtë e kam vërtetuar gjatë sezonit 2001-2002, kur kemi udhëtuar dhe jemi shpallur kampionë në Shkodër përballë Vllaznisë. Por kur edhe këta të fundit e shikojnë që varka fut ujë në të gjitha cepat, atëherë edhe tifozi do të ftohet me ekipin.
Lufta Pavarësisht se çdo njeri mund të ketë ndonjë zhgënjim të momentit, unë mendoj dhe besoj se do ta çoj deri në fund luftën time dhe do tia dal mbanë,- komenton trajneri i Dinamos, Faruk Sejdini.
Dinamovitët ironizojnë me arbitrat e kupës
Në ambientin dinamovit, pasi janë njohur me emrat e gjyqtarëve të sfidës ndaj Elbasanit në kupë, ka filluar një ironi. Përbuzja nuk ka qenë e lidhur me emrat e arbitrave, pasi Pashaj, Avdo dhe Braushaj janë gjyqtarë me stemën e FIFA-s. Por gjithçka është e lidhur me faktin se në këtë takim janë caktuar gjyqtarë me eksperiencë, kur në atë të Laçit, tepër të rëndësishëm për kampionat, ishte një gjyqtar i ri, si Mustafaraj.
Zv.ministri sheh stërvitjen nga kangjellat
Zv.ministri i MTKRS-s Dashnor Bajaziti ndjek nga afër stërvitjen e Dinamos. Siç e shikoni edhe nga foto-lajmi, një nga drejtuesit kryesorë të ministrisë nga e cila varet skuadra e Dinamos, e cila ka mbetur tashmë pa dhoma zhveshjeje dhe gjithçka, ndodhet gjithnjë duke parë nga afër kushtet e futbollistëve blu, midis tyre edhe djali i tij, Dariel Bajaziti. Po për çudi në kampin blu ska ende ndryshime përs a i takon kushteve stërvitore. Së bashku me zv.ministrin në fjalë kanë qenë edhe Sulejman Starova, Vasil Bici dhe menaxheri Edmond Haxhia.
