Poli i “Big Brother”:Historia ime me Karmelën holandeze në ishujt Kanarie
Ornela Caci
Tani që është rikthyer në Tiranë, nuk po arrin të kuptojë nëse ajo që ka provuar ishte një ëndërr apo një realitet i jetuar prej tij. E ndërsa miqtë e pyesim se si i ka kaluar ato 7 javë në ishujt Kanarire, Poli përgjigjet: “Sido që t’iu a përshkruaj, do të jetë shumë pak, pasi ajo eksperiencë nuk tregohet por jetohet”. Ka arritur të fitojë një muaj e gjysëm trajnim në ishijt Canarie si çmim për vendin e pestë tek programi i suksesshëm “Big Brother” dhe duket se i ka dalë për mirë. Nuk e ka zgjatur por sapo ka marrë telefonatën nga “Top Channel” për tu nisur, ka bërë gati valixhet dhe ka mbajtur frymën në një nga vendet më të bukura të botës. Pasi është akomoduar në një hotel superluksoz, ka kërkuar më kot të orientohet qysh në fillim për të parë se ku është dhe çfarë ekperience do të bënte në atë vend me verë të përjetshme. Meqenëse trajnimi kishte të bënte me një nga sektorët e turizmit siç është animacioni, instruktori i palestrës apo organizuesi i festave të ndryshme, Poli vërejti se secila prej tyre do të ishte një eksperiencë interesante pasi në fund të fundit kishte të bënte me njerëz, por edhe pse i ofrohej si punë, në fakt ai ishte veçse një argëtim për djalin 22 vjeçar nga Sqipëria. Pasi provoi për një javë punën si animator, fakti që duhej të buzëqeshje gjithë kohën dukej se nuk i shkonte shumë për shtat Polit. Më pas provoi instruktorin e palestrës së hotelit superluksoz edhe pse në fakt të trainohej në këtë fushë ishte fare e panevojshme pasi është një profesion që ai e do por edhe e njeh mirë.
Netët e çmendura në disko
Edhe pse gjatë ditës në një vend si ai me turizëm shumë të zhvilluar kishte njerëz që bënin plazh dhe të tjerë që punonin (pssi kishte shumë të rinj që si Poli ishin atje për punë) një gjë ishte e sigurtë, kur perëndonte dielli dhe vinte nata, të gjithë të rinjtë do ta mbanin frymën në disko. Muzikë, drita shumëngjyrëshe, pije që derdhen lumë dhe sidomos femra shumë shumë seksi dhe pa komplekse. “Femrat të afroheshin vetë, të buzëqeshin, kërcenin me ty, të dhuronin edhe puthje por më pas shikoje se të njëjtën gjë bënin edhe me djemtë e tjerë brenda një nate” tregon ai. Me siguri aty Poli ka kuptuar se sa absurde dhe e pa sens është ai realitet që ofrohet mes të rinjve tanë, kur një femër edhe pse është mbase njohja e vetëm një nate, mund të konsiderohet si prona jote. “Mbasi kuptova se aty ishte një vend i lirive maksimale dhe nuk kishte rregulla, mendova se e vetmja mënyrë për tu përshtatur dhe shijuar, ishte të bëja edhe unë si ata” - tregon Poli. “ Në mëngjës shihje rrugëve dhe plazheve të rinj por edhe më të mëdhenj në moshë, të gjithë që këndonin dhe kërcenin nën efektin e pijes por pa shkaktuar asnjë problem. Madje jam çuditur kur kam parë një herë një familje të tërë të gjithë të pirë”.
Ditëlinda në ishujt Kanarie
“Kurrë nuk do ta kisha menduar se 22 vjetorin tim do ta kisha festuar në një vend të tillë përrallor” - tregon Poli. “Sapo mësuan se kisha ditëlindjen, të gjithë u impenjuan që të bënin një festë për mua. Kam marrë dhurata pa fund dhe kam shijuar një festë të papërsëritshme”.
Aventurat me femra dhe ekperienca me Karmelën
Siç e thamë edhe në krye të shkrimit, ashtu sikurse Poli, në ishujt Kanarie vijnë të rinj nga e gjithë bota për tu trajnuar në profesione të ndryshme. Kjo e bën akoma më interesante atmosferën dhe padyshim edhe më të lehtë njohjen e të rinjve me njëri tjetrin. “Aty ishte një vend pa rregulla, njerëz pa kompekse që donin të shijonin, të argëtoheshin dhe fjala stres as që ekzistonte. Natyrisht edhe unë si të gjithë pata fatin ta shijoj atë ambient dhe të bëj shumë njohje, por nuk diskutohet, gjithçka që ndodhte i takonte atij momenti dhe më pas gjithçka harrohej duke mbetur thjesht një kujtim i bukur” - tregon Poli. I pyetur nëse ka patur ndonjë histori dashurie apo thjesht të themi një lidhje disi më të gjatë me ndonjë vajzë e cila i kishte bërë përshtypje, Poli thotë: “Nuk di të them, veçse nga fundi njoha një vajzë 20 vjeçare hollandeze me emrin Karmel e cila si unë, ishte aty për një trajnim, por pak më gjatë në kohë. Ishte shumë e bukur dhe natyrisht nuk mund të linte indiferent asnjë mashkull.” Ne mundëm të sigurojmë fotot me Karmelën nëpërmjet një miku të Polit pasi ai nuk dointe që ta bënte publike këtë histori dhe natyrisht nuk donte t’i jepte një dimension mediatik pasi për të gjithçka ishte një eksperiencë dhe asgjë më shumë. Ndërkohë duket se për Karmelën historia me Polin nuk ka qenë diçka kalimtare pasi vajza flet pothuajse për ditë on line me Polin që kur ai është kthyer në Tiranë dhe e fton atë me insistim të shkojë në Amsteradam, në vendin ku ajo jeton. Padyshim që një eksperiencë si kjo e Polit është një ëndërr që çdo i ri do të dëshironte ta provonte, për të parë një vend ndryshe, njerëz me një mentalitet tjetër dhe për të kuptuar se në jetë gjërat janë shumë më të thjeshta nga ç’duam ne t’i shohim. I pyetur nëse Poli ka vendosur përfundimisht të jetojë në Tiranë apo ka ndonjë plan pjetër ai thotë: “Tani për tani jam i impenjuar të mbaroj universitetin, më pas mund të rikthehem në ishujt Kanarie për të ndenjur atje përfundimisht, por ndërkohë kam edhe një plan për të hapur një biznes timin i cili nëse do të ecë ashtu siç e mendoj unë, do të bëjë që unë ta lë përsëri Shqipërinë por jo për të shkuar shumë larg, pasi bëhet fjalë për një vend fqinj.”