Poli i tretë; LSI-ja përgatit llogoren
Lëvizja Socialiste për Integrim do të startojë javën e ardhme një tur takimesh me partitë parlamentare të vogla, për të konkretizuar Polin e Tretë. Javën e ardhshme do të nisë nga puna edhe Kuvendi, dhe në këtë terren, LSI ka programuar disa takime me kryetarët e partive të PBDNJ-së, PDK-së, PDS-së, PAD etj. Burime pranë kësaj partie shprehen se tashmë LSI-ja ka zgjedhur rrugën e saj, e cila do të jetë krijimi i në koalicioni të ri. “E majta për Integrim”, koalicioni aktual i LSI-së duket se e humbi vlerën pas tërheqjes së momentit të PDS-së dhe PAD-së, por LSI do të tentojë që këto dy forca të rikthehen. Në planin e kësaj force politike do të jenë edhe parti të tjera. Duket se bisedimet do të zhvillohen përkrah diskutimeve të Kodit Zgjedhor. LSI mendon tashmë se ky kod do t’iu përshtatet vetëm interesave të partive të mëdha, ndaj dhe karta e saj, për të joshur partitë e vogla, do të jetë mbijetesa politike.
Kodi Zgjedhor do të ketë të sanksionuar koalicionin e përbërë, tepër të kontestuar nga LSI, pasi sipas saj, ky model votimi do të shkaktojë një “dushk” të ri me presjet dhjetore. Vendimi për të dalë me një koalicion më vete, pa PS-në, duket se është i pashmangshëm në rast se koalicioni i përbërë do të jetë forma e votimit. Krijimi i Polit të Tretë në politikë duket se ka joshur nga krahu tjetër edhe parti të tjera, të cilat kanë pasur fërkime me partitë e mëdha. PDK-ja e Nard Ndokës nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit me LSI-në, por kjo formë bashkëpunimi duhet specifikuar qartë në bazë të meritave, në mënyrë që të ndahet drejt edhe përfaqësimi në Kuvend. Neritan Ceka është shprehur se bashkëpunimi me LSI-në është një mundësi e mirë, por pritja për Cekën ka më shumë vlerë në kushtet aktuale, kur Kodi Zgjedhor ende nuk është miratuar.
Poli i Tretë në këto kushte për LSI-së është më tepër se akt mbijetese, kur kjo forcë politike pretendon që të jetë një faktor real në politikë. “Natyrisht, një koalicion me këto do të kërkonte të tjera gjëra. Ky nuk është një bashkëpunim pragmatik, por bashkëpunimi mund të zgjerohet dhe me forca të djathta, pse jo”, - është shprehur Xhufi. Madje, LSI nuk ka përjashtuar edhe Fatos Nanon. “Zoti Nano sigurisht ka partinë e tij, ka opsionet e tij, të cilat mendoj se nuk gërshetohen për një ndërmarrje të tillë. Sigurisht, ne me zotin Nano dhe me këdo e kemi dëshiruar dhe do të dëshironim të bashkëpunonim për çështje të tilla madhore, siç qe për shembull çështja e ndryshimeve kushtetuese”, - mendon Xhufi. Ide të ngjashme ka shprehur edhe Neritan Ceka, kryetari i PAD-së. “Mos harroni se ka mundësi edhe të Polit të Tretë, por duhet të presim Kodin Zgjedhor. Ndoshta kodi na lejon të dalim vetëm. Përvoja e deritanishme ka qenë e mirë me LSI-në, por gjithçka do të varet nga negociatat”, - është shprehur Ceka, duke nënvizuar faktin se duhen parë edhe mënyrat dhe hapësirat që do të lejojë ligji zgjedhor.