E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Thomas Cook”, guidë për Shqipërinë

Shtëpia botuese britanike “Thomas Cook Publishing”, nën asistencën e USAID-it, publikoi dje një guidë të plotë turistike mbi udhëtimet e mundshme që mund të bëhen në Shqipëri. “Udhërrëfyesi”, me autor Tim Clancy, një ekspert udhëtimesh dhe turizmi për Evropën Juglindore, fokusohet mbi Tiranën, por mbulon njëherazi Krujën dhe Beratin. Clancy udhëtoi në Shqipëri në muajin nëntor 2007 dhe përmes ndihmës së ofruar prej ekipit të USAID EDEM, takoi më se 50 menaxherë hotelesh, agjenci udhëtimesh e pronarë restorantesh, mbikëqyrës muzeumesh, guidash turistike dhe artistë vendas. Ai e ka mbushur guidën “Tirana CitySpot”, me format xhepi prej 142 faqesh, plot me këshilla dhe informacion praktik udhëtimi. Ajo përmban pjesë të shkurtra mbi historinë, stilin e jetesës, kulturën, dyqanet dhe madje përfshin të dhëna mbi Festivalin e përvitshëm të Filmit për të Drejtat e Njeriut që zhvillohet në Tiranë në muajin mars. Pjesët me informacion praktik u ofrojnë udhëtarëve informacionin e nevojshëm që atyre u nevojitet për të organizuar strehimin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›