E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poli, prioritet pronat e ish të përndjekurit

 

Në marrëveshje thuhet se PDK, LZHK e PLiDr angazhohen për konkurrim të ndershëm brenda koalicionit në zgjedhjet e 28 qershorit, në përputhje me Kodin e ri Zgjedhor. Gjithashtu ato shpallin publikisht edhe prioritetet që do të ketë programi elektoral dhe që i drejtohet kryesisht shtresave të djathta. “Në emër të koalicionit ne angazhohemi për një program të përbashkët politik, ku një vend të rëndësishëm do të zënë zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronësisë, dëmshpërblimi dhe integrimi i plotë i ish të dënuarve politikë, zgjidhja institucionale e çështjes çame, lehtësi për biznesin dhe investitorët vendas e të huaj, edukimi, shëndetësia, familja, shtresat në nevojë, vazhdimi i reformave (drejtësi, ekonomi) etj.”. Gjithashtu, partitë e “Polit të Lirisë” angazhohen për një fushatë zgjedhore qytetare, liri të plotë të mediave për të informuar mbi fushatën elektorale, si dhe barazi të shanseve të kandidatëve të secilës parti pjesëmarrëse në koalicion gjatë procesit të kandidimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›