E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushteti vendor punon në shumicë pa status

 

Komisioni vëren se në institucionet e administratës vendore, marrja në punë e njerëzve me kontratë arrin shifra shumë të larta, duke shmangur kështu konkurset për rekrutim. Në shumë prej institucioneve të mbikëqyrura nga Komisioni, ka mbi 50 % të pozicioneve të punës që përfshihen në shërbimin civil të plotësuara nëpërmjet kontratave. Kështu në Bashkinë Durrës, nga 169 pozicione pune që përfshihen në shërbimin civil, 93 prej tyre, ose 55%, janë plotësuar nëpërmjet kontratave; në Këshillin e Qarkut Durrës nga 39 pozicione, 26 prej tyre ose 70% janë plotësuar me kontratë; në Bashkinë Shkodër, nga 109 pozicione, 61 prej tyre ose 55 %, janë plotësuar nëpërmjet kontratave etj.
Në Këshillin e Qarkut Shkodër nga 35 pozicione, 28 prej tyre ose 80% e tyre, janë plotësuar nëpërmjet kontratave. Po kështu, kjo gjendje reflektohet edhe në Njësitë Bashkiake të Tiranës, sidomos në Njësitë nr.5; 10 dhe 11, ku ndodhemi përballë një situate jo të ligjshme, ku pothuaj 100% e punonjësve që mbajnë pozicione në shërbimin civil, janë emëruar nëpërmjet kontratave, mënyrë punësimi kjo, e pambështetur në ligj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›