Policët e vrarë, familjet kërkojnë ndihmë
Familjet e dy policëve të vrarë në krye të detyrës disa javë më parë në fshatin Shëmri të Kukësit ndodhen në vështirësi ekonomike dhe janë të izoluar. Ata kanë kërkuar mbështetjen e shtetit për arsimimin e fëmijëve jetimë dhe sigurimin e një strehe. Dje ata janë vizituar nga zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, i cili shoqërohej nga drejtori i Policisë së Qarkut të Kukësit, Muharrem Furriku dhe prefekti Qamil Cenalia.
Fillimisht ata janë ndalur në Shëmri, te shtëpia e policit të vrarë, Shkëlzen Dobrushi, ku kanë takuar bashkëshorten dhe prindërit e të ndjerit. Babai i policit të vrarë, Destan Dobrusha, i ka thënë Burgajt se "pas 40 ditëve duam të zhvendosemi prej këtu, sepse nuk dua që të shoh çdo ditë familjarët e vrasësit". Destani, 65 vjeç dhe gruaja e tij, Lazimja, 64 vjeçe, nuk kanë pasur djalë tjetër përveç Shkëlzenit që u vra, kështu që jetojnë me mbesat e mbetura jetime dhe me nusen e tij. Fshati Petkaj ku jetojnë ndodhet shumë larg zonës urbane dhe nuk mund t‘u premtojë fëmijëve jetimë veçse një arsim minimal. Gjyshja e fëmijëve, Lazimja, u tha personaliteteve të dërguar nga qeveria se "dua t‘i shkolloj jetimët, siç ka dashur dhe babai i tyre, Shkëlzeni, se e ka dashur arsimin loçka nanës". Prindërit e plakur, si dhe bashkëshortja e viktimës, Blerina 30-vjeçare, shprehen se nuk mund të jetojnë më në atë fshat ku të shohin çdo ditë familjen e vrasësit, pasi në fshat ekziston edhe një shtysë e pashkruar për hakmarrje dhe ka të bëjë me traditat e vjetra, edhe pse ata besojnë te shteti. Por bashkëshortja Blerina shkon më tej, ajo nuk e përjashton vetë shtetin nga përgjegjësia për jetën e burrit të saj. "Atë ditë vrasësi ka bredhur nëpër fshat, duke qëlluar mbi njerëz dhe mbi makina, ndërsa në darkë vrau burrin tim. Askush nuk mori masa për ta ndaluar". Edhe më herët ka pasur komente lidhur me padinë që viktimat kishin bërë ndaj vrasësit të tyre, por organet kompetente kishin vendosur ta ndiqnin në gjendje të lirë, pasi e kishin menduar si jo të rrezikshëm.
Burgaj ka vizituar edhe familjen e ish-policit Ramadan Hila, gruan Elmira me katër vajzat dhe që pret fëmijën e pestë. Ajo jeton aktualisht në një pavijon të pediatrisë infektive në spitalin civil të Kukësit, ku ishin dërguar të sëmurë disa ditë pas ngjarjes. "Pesë ditë pasi varrosëm burrin, erdhëm me vajzat, sepse i kisha shumë sëmurë, me kollë dhe temperaturë të lartë", thotë Elmira, nëna e katër vajzave të mitura, të mbetura pa baba. Ajo ka kërkuar që qeveria t‘u krijojë kushte për një jetë normale: një banesë në qytet dhe një punë që të ketë mundësi të rrisë fëmijët e mbetur pa baba. "Ne kemi qëndruar me qira te daja i burrit në fshatin Shtanë dhe tashmë që burri u vra nuk kemi asnjë mundësi për të mbijetuar atje", thotë Elmira. Mjeku pediatër që kujdeset për fëmijët tregon se "bashkëshortja e policit Hila me katër vajzat nesër mund të dalë nga spitali në gjendje të rikuperuar shëndetësore, por na shqetëson fakti që këta nuk kanë një strehë, kështu që, siç kemi rënë dakord me drejtorinë, mund t‘i mbajmë edhe ndonjë ditë". Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, u ka përcjellë familjarëve një paketë ndihme nga ana e efektivave të ICITAP-it në Shqipëri, gjashtë pagat e dhëna nga qeveria ditë më parë, si dhe disa ndihma të siguruara nga efektivët e policisë lokale.