Policët mes korrupsionit, falsifikimeve e trafiqeve
TIRANË- Veprime arbitrare, falsifikime, korrupsion dhe favorizim të trafiqeve ilegale. Nuk bëhet fjalë për banda, por për punonjës të policisë së shtetit, të cilët kanë bërë pakt me krimin. Gjatë këtij viti, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme ka dërguar për ndjekje penale 72 punonjës të policisë së shtetit. Brenda pesë muajve, SHKBka depozituar në prokurorinë e Tiranës 59 kallëzime penale në ngarkim të 72 punonjësve të Policisë së Shtetit. Burime nga policia thanë se punonjësit e policisë akuzohen përveprime arbitrare, falsifikim,korrupsiondhefavorizimtë trafiqeve ilegale. Ndërkohë që 17 efektivë policie janë arrestuar në kushtet e flagrancës gjatë këtij viti. Ata akuzoheshin për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit”. Policët e arrestuar kishin funksione të ndryshme në policinë e Shtetit.
Prokuroria heton policët
Janë 72 punonjës policie, të cilët gjatë këtij viti kanë abuzuar me detyrën e tyre. Në këtë konkluzion ka dalë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Brendshme, e cila ka mbajtur nën vëzhgim efektivat blu. Ndaj tyre, SHKB-ja ka mbledhur materiale të mjaftueshme për t’i dërguar në prokurori. Kjo e fundit ka marrë në dorëzim 59 kallëzime në ngarkim të 72 efektiva policie ndaj të cilëve ka nisur hetimet. Burime nga policia thanë se në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i policëve të korruptuar është ulur, megjithëse një numër i konsiderueshëm i tyre kanë përfunduar për ndjekje penale apo edhe janë arrestuar në kushtet e flagrancës. Burime nga policia thanë se për gjatë periudhës janar-maj 2008, janë 36 punonjës policie të paditur penalisht në prokurori, pasi akuzohen se kanë konsumuar veprën penale të “korrupsionit”, ndërsa 34 efektivë të tjerë për shpërdorim detyre, falsifikime, veprime arbitrare, etj. Gjithashtu janë 2 punonjës të tjerë të Policisë së Shtetit të denoncuarpër favorizim të trafiqeve të paligjshme në kufi. Policia bëri me dije se të paditurit kanë funksione të ndryshme në të gjitha drejtoritë e policive në qarqe.
72
Punonjës të policisë së shtetit janë nën akuzë për veprimtari kriminale dhe shkelje në detyrë, vetëm gjatë 5 muajve të parë të këtij viti. Ata akuzohen për falsifikime, favorizim të trafikut dhe veprime arbitrare
59
Kallëzime janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Pasi kanë siguruar provat e tyre, agjentët e SHKB-së i kanë dorëzuar kallëzimet penale prokurorisë, për të hetuar policët