Strategji për shmangien e katastrofave natyrore
07/12/2011 Strategjia kombëtare për efektet e ndryshimeve klimatike
Nis puna për hartimin e një strategjie që do tu bëjë ballë efekteve të dëmshme që vijnë si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike. Duke iu referuar përmbytjeve të shkaktuara një vit më parë nga reshjet e shumta si dhe thatësirës së këtij viti, e cila po godet energjinë, ekspertët e mjedisit në bashkëpunim edhe me qeverinë gjermane kanë nisur punën për hartimin e një strategjie konkrete për të mbajtur balancat e duhura kundrejt këtyre efekteve. Gjithashtu ndryshimi i klimës po shoqërohet me një përhapje të madhe të erozionit jo vetëm në brigjet e lumenjve, por dhe në tokat bujqësore, ndaj është kërkuar hartimi i një strategjie kombëtare për tiu përshtatur efekteve. Për këtë gjatë ditës së djeshme ekspertët e mjedisit kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e fondacionit gjerman “Konrad Adenhauer” për të diskutuar në lidhje me masat që duhen marrë. "Në bashkëpunim me qeverinë gjermane, do të kemi strategjinë tonë kombëtare, për ta koordinuar pastaj në planin rajonal dhe më tej në të gjithë kuadrin e Bashkimit Europian, në mënyrë që masat detyruese që ka BE-ja sot dhe që do të kthehen në masa detyruese për ne në të ardhmen ti maturojmë në kohë dhe njëkohësisht ti kostojmë në kohë, në mënyrë që të kemi kosto më të ulët në veprimin tonë dhe të futim në Shqipëri ato teknologji që janë të pajtueshme me mjedisin dhe nuk krijojnë probleme të mëdha", - tha Mediu. Lidhur me përmbytjet në Shkodër Mediu sqaroi se janë bërë investime të qenësishme në këtë drejtim. “Janë rreth 10 milionë dollarë që janë futur investime në Shkodër si nga buxheti i qeverisë, një mbështetje po ashtu dhe nga Banka Botërore. Janë tri faza me të cilat po merremi: ndërhyrjet e emergjencës, ndërhyrjet afatmesme dhe ndërhyrjet perspesktive. Masat janë marrë në bashkëpunim me qeverinë e Malit të Zi”, - ka pohuar Mediu.