Traget për linjën Durrës – Ulqin
04/05/2005 DURRES - Kryetari i komunës së Ulqinit, në Mal të Zi, Fuat Limani, ka vizituar qytetin e Durrësit, në kuadër të bashkëpunimit mes trojeve shqiptare në sferën e kulturës dhe turizmit.
Limani, i shoqëruar nga drejtori i kulturës së komunës, që ai drejton, është takuar me kryetarin e Bashkisë së Durrësit dhe autoritete të tjera lokale.
Ndërsa palët kanë shkëmbyer përvojën e institucioneve të tyre në
këto sektorë, kryetari i komunës së Ulqinit ka propozuar futjen e linjës së re të tragetit, që lidh dy qytetet bregdetare. Limani ka thënë se shqiptarët në të dy anët janë shumë të interesuar të kenë një linjë trageti me itinerar Durrës-Ulqin-Durrës, që do t’i
shërbejë më shumë promovimit të vlerave turistike të dy qyteteve. Në kuadër të bisedimeve është mësuar gjithashtu se në Ulqin është krijuar traditë shumë e mirë në organizimin e turneut mbarëshqiptarë për aktivitetet sportive, që zhvillohen në javën e parë të muajit qershor, duke ftuar edhe të rinjtë nga Durrësi.
Vizita e kryetarit të komunës së Ulqinit vjen vetëm dy javë pasi Durrësi është vizituar nga kryetari i komunës së Pejës, Ali Lajçi, në kuadër të bisedimeve për binjakëzim.
Krerët e pushtetit vendor të Ulqinit dhe Durrësit ndanë të njëjtin mendim, lidhur me hapat konkrete që duheshin marrë në vendosjen e linjës së re të tragetit, ndërkohë që Durrësi përgatitet “të udhëtojë” drejt Kosovës dhe Maqedonisë në fund të këtij muaji për të promovuar panairin turistik.