Policët shqiptarë kthehen në Jarinje
Nga Express më 19 korrik 2011 në ora 18:38
Një njësi e Policisë Kufitare të Kosovës, e përbërë nga shqiptarët, pas shumë muajsh, të hënën është kthyer në patrullim të kufirit në portën G1 të Leposaviqit.
Katër policë shqiptarë kanë patrulluar kufirin në portën kufitare në vendin e quajtur Jarinje, ndërsa janë pritur shumë “ftohtë” nga ana e kolegëve të tyre serbë.
Lidhur me kthimin e policëve kufitare shqiptarë, zyrtarë të policisë në Mitrovicë kanë theksuar se policia kufitare është përgjegjësi e nivelit qendror.