Polici e grupi, sherr me adoleshentin, e marrin peng në kryeqytet
06/02/2009 Pas grindjes në Petrlelë e rrëmbyen në makinë për disa orë
TIRANE- Shtatë të rinj, mes tyre edhe një efektiv i komisariatit numër 4 të policisë së Tiranës, janë vënë në pranga pasi kanë marrë peng 18-vjeçarin me inicialet K. K., nga fshati Petrelë i kryeqytetit. Burimet zyrtare të policisë së shtetit thanë se shkak i kësaj pengmarrjeje është bërë një sherr banal midis viktimës dhe shtetasit 17 vjeçar F. T. nga Tirana, i cili së bashku me personat e tjerë që ndodheshin në makinën tip “Land Rover” e kanë detyruar me forcë 18-vjeçarin të hipë në automjet. Grupi i të rinjve ku bënte pjesë edhe polici Robert Luzi është larguar menjëherë së bashku me viktimën nga vendi i ngjarjes duke e sjellë atë në një banesë në kryeqytet. Mirëpo pas disa orësh një denoncim nga të afërmit e 18-vjeçarit K. K., ka bërë që në lëvizje të vihen forcat e komisariatit nr. 1. Specialistët e këtij komisariati organizuan punën hetimore se bashku me sektorin e krimit kundër jetës si dhe me seksionin e SHKB-së. Falë këtij bashkëpunimi u arrit që gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme të identifikohen dhe arrestohen 7 persona. Burimet thanë se ata janë Robert Luzi, 22 vjeç, punonjës policie në komisariatin e Policisë numër 4, Armando Disha, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Ernaldo Matraxhi, 18-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Klodian Çakmashi, 20-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, F. T., 17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, E. Q, 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe A. D., 17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Shtatë personat e mësipërm gjatë arrestimit nuk kanë kryer asnjë rezistencë ndaj uniformëve blu të policisë. Ata janë shoqëruar në komisariatin nr. 1, ku para hetuesve të çështjes kanë deklaruar rrethanat e pengmarrjes së të riut K. K nga fshati Petrelë, i cili pasi ka dëshmuar është lënë i lirë nga policia. Ndërkohë që në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi automjetin tip “Land Rover” me targa TR 3060 M. Lidhur me këtë ngjarje aktualisht materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”, kryer në bashkëpunim si dhe “Kanosjes”, parashikuar nga nenet 110/2 dhe 84 të K. Penal.