Si mund të zgjidhet çështja e reparteve
06/02/2009 Presidenti Bamir Topi shprehet për problemet që lidhet me pronën mbi repartet ushtarake
Kreu i shtetit parashtron variantet për t’i kthyer asetet në funksion të zhvillimit
Presidenti i Republikës ka evidentuar si shqetësim dhe problem të mprehtë në lidhje me zbatimin e ligjit të kthimit e kompensimit të pronave, në mënyrë të veçantë me planin e përhapjes së reparteve ushtarake. Kreu i shtetit ka ngritur këtë shqetësim gjatë vizitës së djeshme në Përmet. Ai ka folur për situatën e këtyre reparteve ushtarake, që për hir të së vërtetës të njëjtën situatë e gjen edhe në zona të tjera të vendit. “Pata rastin të njihem edhe me disa shqetësime që ka Bashkia e Përmetit dhe me cilësinë e kryetarit të shtetit jo vetëm aty ku kompetencat janë të drejtpërdrejta, nuk ka arsye që të mos i bëjmë transparente edhe këtu çështje që kanë të bëjnë me planin e përhapjes, me reparte ushtarake, që mund të dalin nga plani i përhapjes”, - ka deklaruar kreu i shtetit. Ai ka dhënë disa alternativa, prej nga të cilat mund të gjendet një zgjidhje konkrete. “Ato mund të shkojnë edhe në favor të pronarëve, të cilët i kanë pronat pikërisht aty ku kanë qenë këto reparte që dalin nga plani i përhapjes, ose te Bashkia, në qoftë se prona është publike, për t’i kthyer këto në asete të zhvillimit të qytetit dhe në asete të zhvillimit të aktiviteteve private. Unë do të bëj çmos që duke i harmonizuar gjërat, që të shkojnë qoftë në linjën e sigurisë kombëtare, por edhe në interes vendor, t’i realizojmë sa më mirë”, - theksoi Presidenti Topi. Gjatë fjalës së tij kreu i shtetit u shpreh edhe për atë çka vlerësohet si një ndër arritjet më të mëdha: anëtarësimin me të drejta të plota në NATO. “Shqipëria pas shumë pak ditësh do të jetë një vend anëtar me të drejta të plota në NATO, një gjë e paimagjinueshme vite më parë. Të jesh anëtar i NATO-s, do të thotë që Shqipërisë t’i hapen perspektiva të reja kudo në institucionet e saj, por dhe qytetarëve në çdo cep”, - nënvizoi ai. Presidenti i Republikës gjatë vizitës në Përmet është shprehur se po konstaton nga afër problemet. Kreu i shtetit pohoi se probleme të tjera kanë dalë edhe pas riorganizimit të gjykatave, të cilat me një vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të 28 gushtit 2007 janë organizuar mbi bazë qarku. Sipas tij, këto janë eksperienca të reja, të cilat vijnë edhe si pasojë e spostimeve demografike dhe të çështjeve që kanë në përdorim gjykatat. “Gjithsesi, unë jam i ndjeshëm si kryetar i KLD-së për ta marrë si shqetësim dhe për ta trajtuar nëpërmjet mekanizmave kompensues”, - tha ai. Ndër të tjera Presidenti Topi ka vënë theksin në vlerat e kësaj zone. Sipas tij, këto vlera jo vetëm duhen ruajtur, por duhen pasuruar më tej. “Ka nevojë që t’u japim mbështetje si shtet edhe komunave, të cilat kanë vlera të spikatura të historisë dhe kulturës. E kam fjalën këtu për Frashërin. Ka pasur edhe një peticion të personaliteteve të nderuara dhe unë jam jashtëzakonisht i motivuar që të jem mbështetës në këtë linjë, por besoj se edhe institucionet e tjera janë të ndjeshme”, - deklaroi ai. Për kreun e shtetit rëndësi të madhe për modernizimin e vendit ka infrastruktura. “Shqipëria është një vend me një sipërfaqe relativisht të vogël, ku, kur infrastruktura nuk është e mirë, krijon vështirësinë e komunikimit, ndërsa kur rruga është e mirë, komunikimi të përmirësohet”, - deklaroi ai.
Integrimi në NATO
Presidenti Topi ka vlerësuar faktin se vendi ka kaluar periudhën e errët të historisë e nuk është më e kohës kur shkruhej poema “Bagëti e bujqësi”. “Shqipëria pas shumë pak ditësh do të jetë një vend anëtar me të drejta të plota në NATO, një gjë e paimagjinueshme vite më parë. Të jesh anëtar i NATO-s, do të thotë që Shqipërisë t’i hapen perspektiva të reja kudo në institucionet e saj, por dhe qytetarëve në çdo cep”, - tha ai.
Pasuritë e zonës
Kreu i shtetit ka evidentuar të mirat e zonës së Përmetit, duke nënvizuar tiparin e mikpritjes si një element tradicional. “Kam kënaqësinë që jam në këtë qytet, ku gjen elementet më të mira të qytetarisë, që lidhen me thjeshtësinë dhe ndjeshmërinë qytetare me ndershmërinë, me cilësitë e të qenit punëtor. I gjithë Përmeti dhe komunat e tij njihen dhe vlerësohen për cilësinë e vreshtave, për cilësinë e verës, por edhe për cilësinë e prodhimeve shtazore”, - tha ai.
I shoqëruar nga biznesmenë
Në vizitën e tij të djeshme në Përmet kreu i shtetit ishte i shoqëruar nga një grup biznesmenësh përmetarë. “Në bisedë me miq që kanë ardhur nga Tirana dhe janë me origjinë përmetare të gjithë e kanë mendjen për të pasur një aktivitet dhe një shtëpi të dytë në Përmet. Kjo dëshirë tregon se lëvizjet demografike të realizuara janë të natyrshme në kohët moderne, por është po aq e rëndësishme që njeriu t’i rikthehet traditës”, - tha ai.