Drafti, masa mbrojtëse kundrejt faktorëve mjedisorë
06/02/2009 Shëndetit publik
Veprimi i faktorëve të ndryshëm mjedisorë në vendin tonë është bërë shkaktari i shumë kumplikacioneve shëndetësore të shfaqura në popullatë. Për këtë projektligji i shëndetit publik, i cili është prezantuar pak ditë më parë, synon në mënyrë të veçantë mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga faktorët mjedisorë dhe efektet e tyre rriskuese. Konkretisht në draft është theksuar se masat do të merren kundrejt problemeve që shkaktojnë faktorë të ndryshëm, siç janë prania e agjentëve fizikë, kimikë dhe biologjikë, e veçanërisht atyre psikosocialë, që vijnë si pasojë e transformimit të ambienteve në të cilat jetojmë. Gjithashtu në draft theksohet se “tërësia e masave në shëndetin mjedisor përfshin monitorimin e mjedisit, sigurinë ushqimore, mbikëqyrjen e normave higjieniko-shëndetësore, vlerësimin e ndikimit të mjedisit në shëndet, edukimin qytetar për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit dhe ndërhyrjet për eliminimin apo minimizimin e ndikimit të efekteve mjedisore të drejtpërdrejta apo të tërthorta në shëndet". Megjithatë, vëmendje e veçantë do t’u kushtohet rretheve, të cilat vuajnë mungesën e informacionit në lidhje me masat parandaluese që duhet të marrin kundrejt këtyre rasteve.