Polici i vrarë, Prokuroria zbulon 3 autorët
24/02/2009 Pas marrjes së dëshmive
TIRANE- Vrasja makabre e policit Arben Lasku në 1997 ka plot tre autorë. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilat thanë se përveç personit të arrestuar pak ditë më parë (Mondi Muliu), akuza ka proceduar edhe dy persona të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e Arben Laskut dhe plagosjen e dy efektivëve të tjerë Arben Paloci dhe Gjovalin Zali. Burimet thanë se njëri nga personat e proceduar është shtetasi Fatmir Barbullushi, i cili aktualisht ndodhet në burg pasi është dënuar nga gjykata për një vepër tjetër penale. Ndërsa personi tjetër që rezulton i identifikuar nga Prokuroria është shpallur në kërkim. Intensifikimi i hetimeve, rimarrja në pyetje e dëshmitarëve si dhe dalja e emrit të njërit prej pjesëmarrësve ka bërë që Prokuroria të zbardhë plotësisht ngjarjen e ndodhur 12 vjet më parë. Fatmir Barbullushi, ka dhënë informacione të vlefshme për hetuesit. Barbullushi ka treguar se Mondi Muliu, ai vetë dhe një person tjetër ditën e ngjarjes kanë qenë duke vjedhur qytetarët në rrugë. Pas grabitjes përpara i ka dalë policia ku pas thirrjes, tre të dyshuarit kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të Arben Laskut dhe kolegëve të tij. Ndërkohë që i pyetur lidhur me këtë ngjarje të rëndë i arrestuari Mondi Muliu, ka hedhur poshtë pjesëmarrjen e tij në vrasjen e policit Arben Lasku