Polici u plagos kur shuante sherrin
DURRES - Ka qenë një akt heroik ai i policit të Komisariatit të Peshkopisë Vlash Ashiku, i cili ka rrezikuar jetën e tij për të shuar një sherr ordiner në lokalin pranë zjarrfikëseve. He-tuesit, pasi kanë mbledhur të gjitha dëshmitë e mundshme dhe provat shkencore kanë arritur të zbardhin ngjarjen. Sipas tyre, Ashiku dhe miku i tij Sehad Muda kanë ndërhyrë për të shuar sherrin, që kishte përfshirë kamerierin E.Tuka dhe autorin A.L. 20 vjeç, ende në kërkim. Këta dy persona pasi kanë ofenduar njëri-tjetrin janë përleshur sërish, pasi A.L., është rikthyer në lokal i armatosur. Sapo është futur në ambientet e brendshme të lokalit atentatori ka mbushur armën dhe e ka drejtuar nga kamerieri. Në këtë kohë drejt tij ka shkuar polici, por autori ka tërhequr këmbëzën e armës dhe si pasojë la të plagosur dy vetë.