Rama: “Berisha tregoi se është i padenjë për të drejtuar”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, ka mbërritur vetë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për të parë nga afër konfliktin e krijuar mes socialistëve dhe forcave të policisë pas konfrontimit për përgatitjet teknike mbi mitingun e paralajmëruar të PS-së para godinës së Kryeministrisë. Ambasadori ka ecur drejt godinës së Kryeministrisë për të parë realisht gjendjen në vendin ku ishte planifikuar të zhvillohej mitingu përmbyllës i Partisë Socialiste për fushatën elektorale. “Kam ardhur të shoh nga afër atë që po ndodh këtu”, - është shprehur ai. Ndërkaq, lideri i G99, Erjon Veliaj, i ka shprehur ambasadorit shqetësimin për situatën e krijuar. “Uidhers ka ndjekur me sytë e tij gjithçka po ndodh mes policisë dhe përfaqësuesve të PS. “Ambasadori nuk bëri asnjë koment, vetëm vëzhgoi situatën me sytë e tij. Zoti Uidhers mendoj se donte të shikonte me sytë e tij se ç po ndodh në këtë qytet dhe ai vuri re me sytë e tij se kush e pengoi në të vërtetë rrugën”, - sqaroi dhe kreu i PS-së së Tiranës, Besnik Baraj, lidhur me praninë e ambasadorit amerikan në vendin ku do të zhvillohej mitingu.
Incidenti
“Ky turp është një arsye më shumë që të gjithë të votojnë më 28 qershor për ta mbyllur kapitullin e politikës së vjetër”
Kryeministri Sali Berisha tregoi se është i padenjë për të drejtuar Shqipërinë e sapoanëtarësuar në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Kështu pohoi dje kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pas incidentit të ndodhur gjatë përgatitjeve për mitingun e mbrëmjes së djeshme ku përfaqësues të socialistëve u përballën me policinë. Sipas kreut të selisë rozë ndërhyrja e djeshme e uniformave blu i jep një imazh negativ Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve vetëm dy ditë larg zgjedhjeve aq shumë të rëndësishme për shqiptarët. Por ky turp, sipas Ramës, është një arsye më shumë që më 28 qershor t i jepet fund këtij kapitulli për të hapur një epokë të re. Reagimet e kryesocialistit vijnë pas konfrontimit për rreth 16 orë mes socialistëve dhe uniformave blu, të cilat penguan përgatitjen se skenës ku u mbajt mitingu përmbyllës i PS-së, një ditë më parë.
Reagimi
“Mbrëmë në darkë pastaj gjatë gjithë natës edhe sot deri në mesditë, Kryeministri në ikje i Shqipërisë zaptoi forcërisht bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të mos lejuar organizimin e festës që sonte do të përmbyllë fushatën tonë. Njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara, por kjo lloj shprehjeje primitive e dëshpërimit dy ditë përpara zgjedhjeve, nga ana e njeriut që qeveris Shqipërinë e sapoanëtarësuar në NATO, tregon se sa i padenjë është Sali Berisha për të drejtuar këtë vend”, - tha Rama. Sipas kryesocialistit, askush nuk mund ta mendonte atë që Kryeministri në ikje bëri sot, duke shqetësuar qytetarët e këtij vendi dhe duke e vënë në pozitë të vështirë Shqipërinë përpara syve të të gjithë botës, që na ndjek me vëmendje në çdo hap drejt provimit të madh të 28 Qershorit. “Dhe ky turp është një arsye më shumë që të gjithë të votojnë më 28 qershor për ta mbyllur kapitullin e politikës së vjetër që rron duke nxitur dasi e sherre dhe për të hapur një kapitull të ri ku politika të mos na japë arsye vetëm për t u ndarë në pikëpamje, por edhe motive për t u bashkuar kur duhet si shqiptarë e për t u mirëkuptuar gjithnjë si qytetarë”, - tha ai. Sipas kreut të selisë rozë, të gjithë duhet ta dinë se “do ta mbrojmë votën tonë më 28 qershor, njësoj siç mbrojtëm vendosmërisht lirinë tonë për t u mbledhur e për të festuar në këtë mbrëmje të fundit para zgjedhjeve”. “Ne jemi të përgatitur e të numërojmë drejt çdo votë, edhe më mirë se sa në Tiranë dy vjet më parë, dhe të gjithë së bashku do të fitojmë në të gjithë Shqipërinë se sa dy vjet më parë në Tiranë”, - u shpreh Rama. Komentet e tij u shprehën pas debateve të shumta mes përfaqësuesve të selisë rozë dhe policisë, e cila pengoi përgatitjen e skenës një ditë më parë për mitingun përmbyllës të socialistëve. Përfaqësuesit e PS-së kishin filluar që ditën e enjte pasdite përgatitjen e skenës nga ku kreu i selisë rozë do të bënte thirrjen e fundit për të votuar Partinë Socialiste. Por policia ka kundërshtuar këtë gjë me arsyetimin se leja ishte marrë për datën 26 qershor. Pas debateve që zgjatën deri paraditen e djeshme, policia lejoi punonjësit për ngritjen e skenës. Të dyja partitë kryesore në vend zhvilluan dje në mbrëmje mitingun përmbyllës të fushatës zgjedhore, demokratët në sheshin “Skënderbej”, ndërsa socialistët në bulevard pranë Kryeministrisë. Sipas policisë, afërsia e simpatizantëve cenon sigurinë, pasi rrezikshmëria e përplasjes mes tyre është e lartë. Për këtë arsye u kërkua zhvendosja e mitingut të PS-së, në sheshin “Nënë Tereza”.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2009