Sollaku: Asgjë e vërtetë në dosjen "Lesi" për Nano-Abdiun

14/04/2005 "Dokumentet e paraqitura nga deputeti Nikollë Lesi nuk janë të vërtëta, ndaj parlamentari shpif, kërkohet që Kuvendi të firmosë heqjen e imunitetit për hetimin e tij". Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, ka pohuar dje para Këshillit për rregulloren e Kuvendit dhe imunitetin e deputetëve, se dosja Lesi nuk ka elementë të veprës penale në ngarkim të Kryeministri Fatos Nano dhe ish-deputetit Fehmi Abdiu. Sipas numrit një të Prokurorisë, Lesi nuk dha asnjë provë dhe asnjë fakt për akuzat e bëra në Kuvend. "Mbetëm të shokuar kur Lesi na dha vetëm 5 fletë dhe asnjë kasetë”, ka thënë Prokurori i Përgjithshëm. Sollaku ka deklaruar se, "fakt është që Fatos Nano, në ditën kur thuhet se është bërë përgjimi, ka qenë jashtë vendit. Përgjigjja evazive është nga fakti i shkencës së kriminalistikës. Në rast se do të kishim dokumentin origjinal, do të kishim një përgjigje konkrete. Por kemi fotokopjen, që gjithsesi duket se firma është hedhur me një shkrim që dridhej".
Kërkesa
Shefi i hetimeve ka kërkuar që t’i jepej e drejta Prokurorisë që për disa raste të hetonte pa hequr imunitetin. Deri sa kjo nuk është pranuar, është në dorën tuaj që të pranoni apo jo një kërkesë, ka shtuar Sollaku. Në këtë mënyrë, Prokuroria ka përsëritur kërkesën për heqje imuniteti të deputetit demokristian. Në këtë seancë të zhvilluar dje, Nikollë Lesi mungonte. Ndërkohë opozita ka kërkuar shtyerjen e seancës. Kreu i Kuvendit, Servet Pëllumbi, ka kërkuar vijimin me praninë e Theodhori Sollakut, duke deklaruar se do të thërrasë një tjetër mbledhje, ku të jetë në tryezë deputeti Nikollë Lesi.
Kaseta
"Nuk ka ende një regjistrim për hetim, as ndaj Nanos, e as ndaj Abdiut, deri sa nuk kemi një fakt që të regjistrojmë procedurën. Ndaj dhe nuk kemi hetuar ndaj tyre. Nuk ka asnjë kasetë dhe asnjë dokument të transkriptuar. Ka vetëm disa fletëkopje, që është vërtetuar se nuk kanë ardhur nga një ambasadë mike perëndimore". Sollaku ka dhënë përgjigjet zyrtare për çështjn Nano-Abdiu.
Hetimi
Prokurori i Përgjithshëm ka pohuar se nuk janë bërë hetimet për deputetët, por pyetja e tyre është bërë në statusin e dëshmitarëve. Lidhur me aksidentitn e 3 shkurtit 2001, ndodhur në Shkallnuer, Prokuroria e Përgjithshme deklaron se hetimi nuk ka përfunduar.
Për 14 vjet është kërkuar heqja e imunitetit për 15 deputetë
Gjatë 14 viteve të Parlamentit është kërkuar heqja e imunitetit për rreth 15 deputetë, prej të cilëve vetëm 3 deputetë janë dënuar me burg. Së pari, ka qenë kryetari i PS-së, Fatos Nano, ndaj të cilit është kërkuar heqja e imunitetit dhe fillimi për ndjekje penale, me akuzën për favorizim të një firme italiane për ndihmat në Shqipëri, gjatë kohës kur ishte Kryeministër i vendit. Në atë periudhë, kreu i socialistëve është cilësuar fajtor, ndërsa është liruar nga burgu 4 vjet më vonë, me amnisti nga Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha. Pas daljes nga burgu, Nano ka marrë pafajësinë për vitet e dënimit, duke marrë dhe një dëmshpërblim për rreth 70 milionë lekë. Më pas kërkesa për heqjen e imuniteteve do të vinin në përgjithësi ndaj deputetëve të PD-së. Kështu, në kohën kur PD-ja ishte në pushtet, është kërkuar heqja e imunitetit për disa deputetë të saj, në të cilën përfshihen Genc Ruli, Arben Lika, Rexhep Uka. Pas vitit 1997, në Kuvend u shtrua disa herë kërkesa për heqje imunitetesh, ndërsa në shumicën e rasteve ajo bëhej ndaj opozitës, si deputetëve Azem Hajdari, Sali Berisha, Pjetër Arbnori, Ekerem Spahia. Ndërkohë, në të njëjtën periudhë, Kuvendi i hoqi imunitetin deputetit të PS-së, Gafurr Mazreku, i cili tentoi të vriste në sallën e parlamentit, Azem Hajdarin. Tentativa më e fundit për heqje të mandatit të parlamentarit ka qenë kërkesa për deputetin Dritan Prifti. Kërkesa është rrëzuar nga Komisioni i Imuniteteve dhe Mandateve në Kuvend. Duke parë se procedurat për heqjen e imuniteteve zgjasin, specialistët kanë kërkuar përcaktimin e afateve konkrete, në mënyrë që Prokuroria të marrë një përgjigje sa më të shpejtë se si do të veprojë me kërkesën për ndjekje penale.
Kush është pyetur
Fatos Nano
Kryeministri Nano është pyetur nga hetuesit e dosjes “Lesi”. Gjatë marrjes së tij në pyetje, Kryeministri ka mohuar ta ketë bërë bisedën me Fehmi Abdiun në hotel “Rogner”, ndërsa zëdhënësi i Qeverisë, Aldrin Dalipi, ka paraqitur dokumente, sipas të cilave në datën 15 dhjetor 1997, Nano ka zhvilluar një takim me ish-sekretarin e Jashtëm anglez, Robeen Cook.
Sokol Koçiu
Enigma e zhurmës së gjithë këtyre ditëve, ish-majori i policisë Sokol Koçiu, është marrë dy herë në pyetje. Ai ka pranuar se e ka kryer transkriptimin e bisedës Nano-Abdiu, ndërsa dy ditë më parë ka publikuar vendimin e tij për të mos folur për Prokurorinë, por vetëm për Komisionin Hetimor Parlamentar.
Arben Rakipi
Ish-prokurori i Përgjithshëm, Arben Rakipi, është pyetur nga prokurorët e Drejtorisë Kundër Krimit të Organizar në Prokurorinë e Përgjithshme. Rakipi ka thënë se nuk kishte dijeni për përgjimin, nuk ka patur dijeni për transkriptimin dhe se, sipas detyrimit ligjor për përgjimet, nuk e kishte kërkuar e as urdhëruar një gjë të tillë.
Fehmi Abdiu
Ish-kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Fehmi Abdiu, u ka thënë prokurorëve se nuk e ka bërë një bisedë si ajo që është paraqitur nga Nikollë Lesi. Ai ka mohuar të ketë qenë në hotel “Rogner” në datën, kur sipas dokumentit “Lesi” është kryer përgjimi.
Zyrtarë
Prokuroria ka planifikuar të marrë në pyetje ish-zyrtarë të tjerë të policisë, Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ, që, sipas ligjit, duhej të kishin patur dijeni për përgjimin dhe transkriptimin e bisedës Nano-Abdiu.
Pjesë nga përgjimi i lexuar në Kuvend nga deputeti Lesi
......Abdiu: Z.Kryeministër, kot u munduat, e kishim lënë për nesër.
Nano: Jo, jo. Nuk ka problem. Ti ke ardhur apostafat me urgjencë dhe mua më intereson shumë kjo çështje. Si ja bëre, a gjete zgjidhje?
Abdiu: Po! Besoj se ia kam gjetur për të gjitha ato që më ke thënë. Vetëm po qe se më kundërshton Thimio. Po flas me ngut meqenëse nuk kemi kohë. Unë kam gjetur zgjidhjen më të mirë e të mundshme dhe e kam gati materialin. Por si fillim duhet të shfuqizojmë një ligj për Saliun.
Nano: Akoma me atë kafshën ti?
Abdiu: Nuk mund të veprojmë dot ndryshe. Eshtë shumë e rëndësishme kjo çështje dhe përbën rrezik nesër. Vjet në dhjetor parlamenti ka votuar disa shtesa në Kodin Penal, kur janë shtuar dhe ndryshuar 40 dispozita. Eshtë shtuar trafiku i njerëzve me konfiskim të mjeteve, si makinat që transportojnë klandestinë, gomone, skafe dhe të tjera. (Eshtë shtuar, pra në kohën e ish-presidentit që ka marrë masat, sipas dekretit që lexova). Eshtë shtuar fshehja e pasurisë së zënë nga krimet dhe kjo me konfiskim nëse provohet. Eshtë shtuar trafiku i narkotikëve.
Nano: Në ç'kuptim. Pse deri para këtij ligji nuk ka patur dënim për trafikantët?
Abdiu: Jo, sipas ligjit tonë, eksport-importi dhe tranzitimi nuk dënoheshin.
Nano: Vazhdo, vazhdo.
Abdiu: Janë ftuar dispozita për doganën, për prostitutat e të tjerë. Po, ajo që është më rëndësishme është se kanë ndryshuar nenet 250 të Kodit Penal dhe ka drejtuar si dispozitë të veçantë vetëm për trafikun e armëve. I ka futur një sanksion me 15 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë, për trafik armësh, ndaj duhet ta shfuqizojmë këtë ligj dhe mundësisht menjëherë, që çdo gjë të jetë e sigurt, sidomos për problemin e armëve, si ato që je i interesuar zoti Kryeministër.
Nano: Çfarë inventar leshi. Depo janë shpërthyer nga të gjithë anët.
Abdiu: E di, e di. Por të gjithë janë me numër të stampuar dhe shumica janë nëpër depo që nuk janë prekur. Le pastaj që Gramshi nuk është prekur fare.
Nano: Po, ke të drejtë. Hë për hë për Gramshin nuk do ta ngacmojmë, derisa të gjejë një zgjidhje. Kemi qenë boll në opozitë, duhen ca para.
Abdiu: Meqenëse shfuqizimi i ligjit, që të paktën po ndodhi që asnjë mos të mbajë përgjegjësi penale, por të mbetet histori gazetash e shoqëruar dhe nga një kokë turku.
Nano: Bukur. Atëherë çfarë do nga unë.
Abdiu: Dua që të mos ketë asnjë reagim nga deputetët socialistë.
....
Abdiu: E di, e di. Tani jam i qetë dhe e shikoj këtë punë të mbaruar.
Nano: Meqë këtë punë e quan të mbaruar, quaj të mbaruar edhe punën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Kështu që nuk do kesh më kurvën që të të bëj pordhë, jo Thimio bytha, por as Bill Klinton. Vetëm se shiko të zgjedhësh ushtarët që.... nënën, se ndryshe nuk të thojnë baba. Nuk bëhet shaka aty. Ndodhi gjë në parlament, të paktën të kemi një siguresë me Gjykatën Kushtetuese. Boll kemi mbajtur koqet në opozitë. Tani të fitojmë para, o Femi, se një jetë kemi.
Abdiu: Ta them shef se aty e kam pak të vështirë, që t'i vej një herë e pastaj t'i heq, nuk është njësoj si këta të tjerët që janë një laps plumbi.
Nano: Mos u bëj merak se nuk do të zhgënjej. Por për pak desh harrova. Kam dëgjuar se ata të Bukoshit janë lidhur me Saliun, kështu mund të na prishin pazaret.
Abdiu: Për çfarë e ke fjalën?
.....
Nano: Unë e kam lajmin më të mirë se ty. Do të fitojmë para.
Nano: Mbaji, mbaji ti kamariere. Për çfarë e kishe fjalën Fehmi?
Abdiu: Mendoj se do të përzihen dhe ata në lojën e armëve dhe me siguri do të na prishin pazaret, dhe akoma më keq mund të na bëjnë gjëm të madhe.
Nano: Faktikisht i tham ne, ke të drejtë, por jo për atë kafshën. Dikush tjetër është përzier në këtë histori. Ai shkërdhatë më bën të mendohem pak. Klosi më ka thënë se kanë bërë një lidhje me një deputet të PD-së, por deri tani nuk ka asgjë të saktë. (Sipas tij bëhet fjalë për një lidhje me Ahmet Krasniqin, ministër i Mbrojtjes në qeverië e Bukoshit dhe është vrarë në Tiranë). Por Klosi ... është kurvë e keqe, intrigë e gjallë, sidoqoftë gjithçka është në kontroll, por nuk jam plotësisht i sigurt, prandaj ia kam lënë këtë gjë në dorë këtij pisi, që dhe po ndodhi gjë, ta çoj në të s´ëmës ...