Policia, Drejtësia dhe Doganat, pikat e diskutuara të planit të Ban Ki Munit
Prej kohësh flitet për planin 6-pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, por ai s‘është bërë asnjëherë publik. Pas publikimit nga mediat e Prishtinës, më poshtë po japim një variant të redaktuar të 6 pikave të polemizuara.
1. Policia
Stacionet dhe nënstacionet në rajonet e pakicave janë hapur në të gjitha komunat. Nënstacione shtesë do të hapen, varësisht nga kërkesat e sigurisë dhe ato operative. Stacionet dhe nënstacionet do të mbesin nën zinxhirin ekzistues të komandës dhe do të monitorohen nga policia ndërkombëtare. Përfaqësuesi im special, nëpërmjet komisarit të tij të policisë, do të iniciojë emërimet në funksionet e larta, në përputhje me ligjet e zbatueshme të oficerëve serbë të Policisë së Kosovës me përvojë të përshtatshme, të cilët, ndër të tjera, do të kenë obligime dhe përgjegjësi, që ndërlidhen me aktivitetet në terren. Këta oficerë do t‘u raportojnë oficerëve të lartë të policisë ndërkombëtare në Kosovë, nëpërmjet kanaleve ekzistuese të komandës.
2. Doganat
Oficerët ndërkombëtarë të doganave, të emëruar në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999), do të rikthehen në portat 1 dhe 31 (Leposaviç dhe Zubin Potok). Ata do të aplikojnë procedura në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, përfshi këtu edhe "Protokollin ndërmjet administratës tatimore të Republikës së Serbisë, që vepron për Ministrinë e Financave dhe shërbimit të doganave të UNMIK-ut, të cilat veprojnë për misionin e përkohshëm të administratës së UNMIK-ut në Kosovë. Do të aplikohen tarifat, të cilat janë në përputhje me kodin e doganave të rregullores 2004/1 të UNMIK-ut.
3. Drejtësia
Pas diskutimeve për zhvillimin e këtyre parimeve, ndërtesa e gjykatës në veri të Mitrovicës ka kohë që është vënë në funksion të limituar nën kontrollin e UNMIK-ut, duke zbatuar vetëm ligjet e UNMIK-ut dhe i mbështetur nga stafi i UNIMK-ut deri në 60 ditë nga dita e hapjes së gjykatës. Gjatë fazave pasuese, gjykatësit dhe prokurorët lokalë do të emërohen në pajtueshmëri me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999). Përzierja e gjyqtarëve dhe prokurorëve lokalë të emëruar në këto faza do të reflektohet në komunitet dhe në juridiksionin e vendosur territorial, ku ata do të shërbejnë.
4. Transporti dhe infrastruktura
Diskutimet kanë dhënë shenja të pranimit të nevojës për bashkëpunim të ngushtë mbi çështjet e mëdha infrastrukturore (rrugë, hekurudhë, ujë, energji elektrike), rrjedhën e trafikut dhe tregtinë, si dhe mbi çështjet shumë të rëndësishme praktike, siç është identifikimi i kualifikimeve.
5. Kufijtë
Shumë prej çështjeve relevante me menaxhimin e kufirit do të adresohen nga procesi i komitetit teknik për transport dhe infrastrukturë. Në të kundërtën, dhe siç është theksuar në Raportin tim të mëhershëm, në pajtueshmëri me Rezolutën 1244 (1999), KFOR-i si prezencë ushtarake ndërkombëtare, vazhdon ta përmbushë mandatin e tij të sigurisë nëpër të gjithë Kosovën, përfshi këtu edhe respektimin e kufijve, në bashkëpunim me organizata të tjera ndërkombëtare.
6. Trashëgimia serbe
Mbrojtja ndërkombëtare e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë duhet dhe do të vazhdojë. Diskutimet kanë treguar mbështetje universale për parimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe trashëgiminë e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Nën rrethanat e tanishme dhe duke marrë parasysh rolin e statusit neutral të OKB-së në Kosovë, konsideroj se dialogu i vazhdueshëm është i nevojshëm në Beograd dhe Prishtinë. Këtu duhet përfshirë edhe Kisha Ortodokse Serbe, aktorë relevantë ndërkombëtarë dhe aksionarë tjerë.