Shqipëria, 100 mijë euro për forcat e sigurisë së Kosovës
Shqipëria do të kontribuojë edhe financiarisht në kuadrin e NATO-s për rimëkëmbjen e forcës së sigurisë së Kosovës, apo thënë ndryshe ushtrinë e shtetit më të ri në Evropë. Edhe pse me një shumë modeste, 100 mijë euro, ky rol çimenton kontributin e vendit tonë në Aleancën e Atlantikut Verior, ku ftesën për anëtarësim e mori në prillin e këtij viti. Angazhimi i Shqipërisë, në këtë ndërmarrje të rëndësishme diplomatike, është konfirmuar dje gjatë një takimi zyrtar në Bruksel në mes shefit të diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha, dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer. Siç njofton zyra e shtypit e MPJ-së, ministri i Jashtëm shqiptar deklaroi se qeveria shqiptare mbështet vendosjen sa më të shpejtë të misionit të EULEX-it në të gjithë territorin e vendit, në përputhje me Kushtetutën e ligjet e Kosovës, siç parashikon paketa Ahtisari. Gjithashtu, Basha përsëriti qëndrimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të plotë të autoriteteve shtetërore të Prishtinës.
Në këtë kuadër, ministri Basha e informoi sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, se Shqipëria do të kontribuojë në fondin për krijimin e forcës së sigurisë së Kosovës me një shumë prej 100 mijë eurosh. Gjatë takimit mes Bashës dhe Shefer, u trajtuan edhe çështje të stabilitetit rajonal dhe zhvillimeve në vendet fqinje, ku u theksua edhe një herë roli konstruktiv i Shqipërisë si një faktor i rëndësishëm i stabilitetit në Evropën Juglindore.
Gjatë takimit u diskutuan edhe çështje të tjera të rëndësishme që preokupojnë aleancën, si dhe parapërgatitjet për mbledhjen e ministerialit të ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Kroacisë dhe NATO-s, që mbahet muajin e ardhshëm në Bruksel. Në datat 2 dhe 3 dhjetor, në Bruksel do të zhvillohet Samiti i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku në njërin aneks të së cilit, atë për Mesdheun, do të marrin pjesë edhe ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Kroacisë. Në axhendë të këtij samiti do të jetë edhe përgjigjja politike e Aleancës për të ruajtur stabilitetin e Kosovës.
Prishtina zyrtare
Kryeministri Hashim Thaçi i është drejtuar Kuvendit të Kosovës me zotimin e tij dhe të Presidentit Sejdiu, se plani prej 6 pikash i Ban Ki Munit nuk do të mund të zbatohet në Kosovë. Ky plan, sipas Kryeministrit Hashim Thaçi, pritet të përfshihet në raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Mun, në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit. Në një fjalim para Parlamentit, Kryeministri Thaçi e ka kundërshtuar sërish këtë plan, duke e cilësuar atë të papranueshëm në tërësi. Ky qëndrim, tha Thaçi, është pozicioni i tij dhe i Presidentit të Kosovës, për t‘i bërë me dije edhe një herë Këshillit të Sigurimit dhe sekretarit Ban Ki Mun, se statusi i Kosovës është zgjidhur dhe nuk do të ketë kthim prapa, siç parasheh plani gjashtëpikësh. "Kosova ka paraqitur katër pikat e saja, të cilat, në fakt, paraqesin qëndrimin tonë zyrtar në raport me gjashtë pikat e propozuara. Kosova e ka Kushtetutën dhe ligjet e saj moderne, të cilat i rregullojnë të gjitha çështjet e ngritura". Kryeministri i Kosovës, shtoi më tej se "prandaj është Kushtetuta dhe ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, që ne si institucione do t‘u përmbahemi dhe do të zbatojmë në praktikë dhe asgjë tjetër. Plani gjashtëpikësh për institucionet, popullin e Kosovës, ka qenë, është dhe do të mbetet i papranueshëm dhe i pazbatueshëm në Kosovë". Kryeministri Thaçi përsëriti pozicionin tashmë të deklaruar të Prishtinës, se misioni i EULEX-it është i mirëseardhur, por duke e respektuar bazën kushtetuese e juridike të Kosovës. Ndërsa Rezolutën 1244, Kryeministri Thaçi e ka cilësuar si një dokument të tejshkuar, që nuk përkon më me realitetin në Kosovë. "Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë dhënë mbështetje, e kanë ftuar dhe mirëpritur, duke i ofruar bashkëpunim EULEX-it. EULEX-i do të vendoset në Kosovë, ashtu si e parasheh Kushtetuta dhe pakoja e Ahtisarit dhe mandati i BE-së".
Ndërkohë, deputeti opozitar nga radhët e AKR-së, Ibrahim Gashi, pret që në KS të OKB-së të hapet për debat edhe plani katërpikësh i Prishtinës. Po ashtu, edhe deputeti i AAK-së, Bajram Kosumi, tha se qëndrimi i prerë i lidershipit kosovar që të mos zbatohet projekti gjashtëpikësh, tani për tani është një qëndrim i mirë dhe do të përkrahet nga i gjithë spektri politik. "Ajo që bëri Kryeministri është një zotim i tij edhe formalisht, edhe publikisht, se planet e tilla nuk do të implementohen në Kosovë.