Policia: Jemi gati për zgjedhjet
Policia e Tiranës ka trajnuar 1679 punonjës të saj, të cilët do të angazhohen me detyra gjatë fushatës elektorale dhe procesit zgjedhor. Bazuar në manualin e hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit "për komunikimin me median gjatë procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë, qershor 2009", Drejtoria e Policisë së Qarkut të Tiranës ka marrë edhe një sërë masash organizative, gjatë fazës paraprake përgatitore, për procesin zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë, qershor 2009.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës 18 maj deri më 26 maj 2009, janë trajnuar gjithsej 1679 punonjës policie, që do të angazhohen me detyra gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 2009. Monitorimi i zhvillimit të këtyre trajnimeve është kryer nga zëvendësdrejtori për Rendin e Sigurinë dhe zëvendësdrejtori për Shërbimet Mbështetëse në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë. Nga strukturat e Komisariateve të Policisë Nr. 1, 2, 3, 4, 5, 6, Komisariatit të Policisë Rrugore dhe Komisariatit Kavajë, janë përgatitur dosjet me aktet ligjore dhe nënligjore që ngarkojnë me detyra Policinë e Shtetit, për sigurimin e rendit e qetësisë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.
Grupi i punës, i ngritur tashmë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, për monitorimin e medias, do të jetë përgjegjës për zbatimin në kohë dhe me cilësi të detyrave të përcaktuara në Programin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë se Shtetit "Mbi bashkëpunimin me median dhe realizimin e transparencës së policisë gjatë procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë, qershor 2009". Sipas të dhënave zyrtare të policisë, gjatë fushatës zgjedhore qershor 2009, komunikimi me mediat dhe përpilimi i informacionit, do të kryhet bazuar në manualin e miratuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke synuar në prezantimin e angazhimit të strukturave të policisë, për të garantuar qetësi publike gjatë zhvillimit të aktiviteteve elektorale në të gjitha fazat e fushatës.
Policia shpjegoi se këto masa konsistojnë në programin e punës të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Nr. 2495, datë 27.04.2009 "Për realizimin e detyrave të Policisë së Shtetit, gjatë procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë, qershor 2009. Ato bazohen në urdhrin nr. 416, datë 23.04.2009, "Për trajnimin e punonjësve të policisë që do të angazhohen me detyra gjatë Fushatës Zgjedhore për Kuvendin e Shqipërisë 2009", të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. E mbi këto është përgatitur programi i punës së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë me Nr. 2536/11, datë 15.05.2009, "Për masat që do të merren dhe detyrat që do të realizohen nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, për sigurimin e rendit dhe të qetësisë gjatë procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë". Ndërkaq është lëshuar edhe urdhri i brendshëm i drejtorit të Policisë së Qarkut Tiranë Nr. 750, datë 04.05.2009, "Për trajnimin e punonjësve të policisë që do të angazhohen me detyra gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 2009".