sëmuri mendor vret gruan dhe veten
Krimi brenda familjes ka shënuar sërish viktima. Një vrasje e dyfishtë është regjistruar gjatë orëve të vona të pasdites së djeshme në qytetin e Lushnjës. Bashkëshorti ka vrarë gruan aksidentalisht dhe më pas në gjendje depresive ka vrarë edhe veten. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në qytetin e Lushnjës, në lagjen "Kushtrimi", pranë stacionit të trenit. Dëshmitare e krimit ka qenë vajza 13-vjeçare, fëmija i vetëm i çiftit fatkeq. Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë të ditur se 41-vjeçari Bajram Korreshi ka qëlluar me pistoletë mbi bashkëshorten e tij, Adelina, 34 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, rreth orës 18.40 të ditës së djeshme. Bajrami ishte në dhomën e gjumit dhe ka kërkuar prej gruas një gotë ujë. Policia deklaron për "Shqip" se burri e kishte përgatitur vetëvrasjen e tij dhe sapo e shoqja ka hyrë në dhomë e ka parë Bajramin me armën e drejtuar në kokë. Në tentativë për ta ndaluar, gruaja e ka mbërthyer fort armën, por ajo u shkreh në çast dhe plumbi ka përshkuar trupin e 34-vjeçares.
Grupi hetimor bën të ditur se gruaja është goditur me një plumb në kraharor, shumë pranë zemrës. Vajza e çiftit Korreshi, vetëm 13 vjeçe, e tronditur nga zhurma e të shtënës së armës ka dalë në korridorin e shtëpisë dhe nga dera e dhomës ka parë nënën e saj të mbuluar nga gjaku.
Vajza ka kërkuar ndihmën e fqinjëve për të çuar nënën në spital, pasi i ati, pas aktit që ka kryer, është mbyllur në dhomë. Me gjithë përpjekjet për të shpëtuar, 34-vjeçarja ka vdekur vetëm pak minuta pas mbërritjes në spitalin e qytetit. Mjekët kanë deklaruar se plumbi i kishte përshkuar aortën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Vajza e tronditur nga skena dhe ende pa marrë vesh për humbjen e nënës, ka kërkuar ndihmën e gjyshit, babait të nënës. Ky i fundit ka hyrë në banesë dhe pasi është përplasur me të dhëndrin ka arritur t‘i marrë atij pistoletën, por pa dobi. 41-vjeçari mbante të fshehur në shtëpi edhe një pistoletë tjetër. Pasi vjehrri është larguar nga banesa, duke marrë me vete pistoletën me të cilën u vra e bija, 41-vjeçari ka nxjerrë armën tjetër dhe me të ka vrarë veten.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pak minuta pas aktit të vetëvrasjes. Ndërkohë mësohet se trupat e bashkëshortëve Korreshi janë dërguar në morg, nga ku do të merren për ceremoninë mortore. Sipas policisë, mësohet se 41-vjeçari Korreshi kishte katër vjet që kishte probleme mendore dhe se ai ishte i pajisur me kartelë mjekësore, por prej disa kohësh nuk pranonte të trajtohej me ilaçe për ta mbajtur nën kontroll sëmundjen. Depresioni kishte ardhur vite më parë, si shkak i problemeve ekonomike.
Ndërkohë policia po heton se si 41-vjeçari kishte mundur të siguronte dy armë zjarri. Një rast i ngjashëm ka ndodhur në lagjen "Sheq i Madh" në qytetin e Fierit vetëm një muaj më parë. Një çift i divorcuar, por që jetonte në të njëjtën banesë, është përfshirë në debat. Burri ka dhunuar rëndë ish-bashkëshorten dhe kur ka menduar se ajo ka vdekur ka pirë dy kokrra fostoksinë, duke i dhënë fund jetës.