Prokuroria kërkon 17 vjet burg për babanë monstër
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 17 vjet burg për Ramadan Isufajn, i cili dyshohet se përdhunoi të bijën. Akuza i referohet pikërisht kallëzimit të bërë në polici në muajin shkurt 2008 nga vajza e të arrestuarit, e cila akuzoi babanë e saj për dhunën seksuale disavjeçare. Për shkak se abuzimet kishin vazhduar edhe pasi vajza kaloi moshën 14 vjeçe, prokuroria pasi ka gjetur prova e dëshmi për këtë fakt, ka ngritur akuzën e dytë ndaj Ramadan Isufajt, për "kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë më shumë se një herë me të mitura nga 14-18 vjeçe". Sipas prokurorisë, nga dëshmitë rrëqethëse të vajzës, por edhe nga të afërmit e tjerë, si dhe nga hetimi gjyqësor, prokuroria nxjerr përfundimin se vajza e të arrestuarit kishte tentuar disa herë të kryente vetëvrasje, për shkak të veprimeve të turpshme të babait të saj. Duke u bazuar në seancat gjyqësore prokurori kërkoi dënimin e babait monstër me 17 vjet heqje lirie.