E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Kamionët do zhvendosen natën

 

Temperaturat e larta e bëjnë të rrezikshëm transportimin e lëndës së dyshuar

Policia në Vermicë ka njoftuar policinë shqiptare se largimi i kamionëve me lëndën e dyshuar do të bëhet gjatë natës, me freskimin e kohës. Kjo, pasi temperaturat mjaft të larta të ditës së martë, që kanë shënuar deri në 35 gradë, nuk lejojnë zhvendosjen e lëndës së rrezikshme. Menaxhimin e vendit të ngjarjes po e bëjnë zyrtarët nga Ministria e Ambientit dhe Departamenti i Emergjencave, ndërsa SHPK-ja është në asistimin e tyre. Bëhet e ditur se pas largimit të kamionëve, ekspertë të thirrur enkas nga Bullgaria do të bëjnë dezinfektimin e ambientit të ndotur. Pas kryerjes së dezinfektimit, llogaritet që pikë-kalimi kufitar Morin-Vermicë, kryesori që lidh Kosovën me Shqipërinë të fillojë së funksionuari. Mamusha, vendi ku kishte destiancionin lënda e rrezikshme është një zonë me popullsi të etnitetit turk. Ky fshat është i njohur në të gjithë Kosovën e më gjerë për tregtimin e pjesëve të ndërrimit për të gjitha llojet e automjeteve dhe vajrave lubrifikantë. Bëhet e ditur se një firmë iraniane ka hapur një linjë të prodhimit të vajrave për automjete në këtë fshat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›