E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia; Ripublikohen numrat telefonikë të Komisariateve të Policisë së Tiranës



Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë publikojnë dhe vënë në dispozicion numrat telefonikë për qytetarët, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë shërbimit dhe dhënies ndihmë ndaj tyre. Policia e Tiranës fton të gjithë qytetarët nëse mund të ndodhen përpara një situate emergjente, të denoncojnë pranë organeve të Policisë, në rastet e vjedhjeve apo grabitjeve etj., në mënyrë që policia të marrë masa të shpejta për kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara organeve të drejtësisë. Sipas burimeve zyrtare, një kontribut për kapjen e personave në kërkim ka dhënë edhe komuniteti, i cili në vazhdimësi ka mbështetur strukturat policore dhe ka bashkëpunuar me to dhe përmes telefonatave në numrin publik 129. Ndërkohë, për çdo pa drejtësisë të vërejtur nga punonjësit e policisë, ju mund të denonconi në zyrat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Për t’ju ardhur në ndihmë, Policia e Tiranës ripublikon numrat telefonikë të Komisariateve të Policisë, që ajo ka juridiksion. Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë: 129 (pa pagesë); Salla Operative 22 81 52; 24 83 33; Zyra e Marrëdhënieve me Publikun & Mediat tel & fax 23 57 40. Komisariati i Policisë Nr. 1: Numër telefoni (fiks) 22 44 45; Rajoni i Policisë në «Qytetin Studenti», me numër telefoni 34 62 31; Komisariati i Policisë Nr. 2: Numër telefoni (fiks) 22 33 22; Rajoni i Policisë Vorë, me numër telefoni (fiks) 60 04 64; Komisariati i Policisë Nr.3: Numër telefoni (fiks) 22 45 29; Në përbërje të tij është Posta e Policisë së Universitetit Bujqësor dhe Reparti i Policisë Laprakë, me numër telefoni (fiks) 35 77 56; Komisariati i Policisë Nr. 4: Numër telefoni 36 68 26; 3314; Komisariati i Policisë Nr. 5: Numër telefoni 20 01 82; Komisariati i Policisë Nr. 6: Numër telefoni (fiks) 35 18 90, Komisariati i Policisë Rrugore: Numër telefoni 22 68 01 dhe 126 (pa pagesë); 3234; Komisariati i Policisë Rinas: Numër telefoni (fiks) 3659 13; 3680; Komisariati i Policisë së Objekteve: Numër telefoni 22 68 01; 3232; Komisariati i Policisë Kavajë: 055443723; Rajoni i Policisë Rrogozhinë 05772070; Posta e Policisë Golem 05 79 22 273.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›