E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Shqiptari, "truri" i një rrjeti ndërkombëtar droge

Kokaina e kapur gjate operacionit Milano, 7 Dhjetor, 13:38, NOA - Policia italiane ka dhënë sqarime sot rreth një operacioni të madh anti-droge që u ndërmor dje në veri të Italisë, ku u arrestuan 49 vetë, shumë prej të cilëve shqiptarë.

Operacioni u ndërmor pas hetimeve të gjata 2 vjeçare, ndërsa organizata kriminale e shpërbërë, kishte degë të trafikut të saj të drogës edhe në Alsasë të Francës, Hollandë, Zvicër, Gjermani e Shqipëri. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 25 kg kokainë.

Sipas prokurorisë së Milanos, në krye të kësaj bande, ishte një shqiptar me inicialet Z.N me banim në Guaxante, i kërkuar për trafik droge edhe në Bazel të Zvicrës.

Ai siguronte heroinën nga Shqipëria dhe kokainën nga Hollanda, falë lidhjeve që kishte me bashkëatdhetarë të tij.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›