E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia arreston dy të akuzuar për vrasje në tentativë

 
 
FIER- Policia e Fierit ka arrestuar një 18- vjeçar të akuzuar për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë. Burimet zyrtare të policisë lokale njoftuan dje arrestimin e E. Ademit në vendin e quajtur Kryqëzimi i Parkut Fier. "Arrestimi i këtij shtetasi është kryer pasi ka goditur me mjete të forta shtetasin D. Çobani",- thanë burimet zyrtare të policisë. Sipas tyre, ata janë zënë për motive të dobëta dhe Ademi ka marrë një levë hekuri, me të cilën ka nisur të godasë Çobanin. Pas këtyre goditjeve, Çobani është dërguar në spitalin e rajonal të Fierit dhe pas ndërhyrjes së mjekëve gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në Lushnje policia ka arrestuar një 27- vjeçar me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. I arrestuari është L. Basha, i cili, për motive të dobëta, ka tentuar që të vrasë me anë të një sëpate bashkëfshatarin e tij, Festim Qorri, 37 vjeç. Ky i fundit ka marrë disa plagë në kokë por pas dërgimit në spital ka dalë nga gjendja e rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›