E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Financave, Bode: Kemi bllokuar 4 milionë euro

Deklarata

Ministri i Financave, Ridvan Bode, i pranishëm në përvjetorin e njësive të përbashkëta hetimore, deklaroi se qeveria ka dhënë të gjithë mbështetjen e saj për këto njësi të suksesshme. Ministri deklaroi para trupës së prokurorëve dhe përfaqësuesve të UPDAT-it, se ekzekutivi është angazhuar për të luftuar korrupsionin, duke dërguar në prokurori qindra dosje. Sipas Bodes, zyra e parandalimit të parave në Ministrinë e Financave ka bllokuar miliona euro, ndërsa rastet e dyshimta i ka referuar në njësitë e përbashkëta hetimore Task Forcë në të gjithë Shqipërinë. “Zyra e parandalimit të pastrimit të parave ka bllokuar 4 milionë euro dhe ka dërguar për hetim 190 raste”, pohoi Bode, duke nënvizuar se në të ardhmen do të vijojë ky bashkëpunim i frytshëm.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›