E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia arreston vjedhësit e celularëve në autobus



Tiranë – Dy persona janë vënë në pranga pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur celularët e dy shtetasve. Burimet policore thanë për gazetën se shërbimet e Policisë së Tiranës u krye arrestimi në flagrancë të Leonard Nanxa, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “shkatërrim prone” si dhe Elton Memeti, 26 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar më parë për “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Arrestimi i tyre u krye sepse u kapën në flagrancë në rrugët “Reshit Petrela” dhe “5 Maji” duke i vjedhur dy shtetasve nga një telefonin celular.

Vodhën dyqanin te Nish-tulla, ndalohen nga policia

Tiranë – Vodhën dyqanin arrestohen tre persona, dy pre të cilëve të mitur. Burime nga uniformat blu saktësuan se dje u krye arrestimi në flagrancë i tre shtetasve: E. P., 15 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Paskuqan, aktualisht arrest shtëpie, për veprën penale të “vjedhjes në bashkëpunim”; K. A., 16 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe M. B., 18 vjeç, lindur dhe banues në Kamzë. Arrestimi i tyre u krye sepse në orët e para të mëngjesit në bashkëpunim me njëri - tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur lokalin “Damjan”, në afërsi të Nish Tullës 1, ku kanë vjedhur një televizor, një aparat dixhitalb, disa paketa të markave të ndryshme si dhe shumën e parave të 20 000 lekë.
U kryen veprimet procedurale, ku u dokumentua dhe vjedhja e ndodhur 10 ditë më parë, ku dyshohet se kanë vjedhur garazhin e një shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale të “vjedhjes në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2, Kodit Penal. Po ashtu materialet u dërguan edhe për E. P., për veprën penale të “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323 i Kodit Penal.

Kontrolli rutinë vë në pranga një shpërndarës të vogël droge

Tiranë - Seksioni Kundër Drogës kapi në flagrancë shtetasin Astrit Veliaj, 37 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë. Kapja e tij u bë nga auto-patrulla e Komisariatit Nr. 6, në autobusin e linjës Uzina Dinamo-Sharrë, ku gjatë kontrollit të ushtruar ju gjetën në xhep një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis sattiva dhe një thikë e vogël. U kryen veprimet procedurale, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 2.6 gr. lënde e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis sattiva” dhe 1 thikë e vogël. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

23 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›