Udhëtonte me makinë të vjedhur, dërgohet në qeli drejtuesi i mjetit
Tiranë - Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve, dje në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë urës “Vasil Shanto”, kanë bllokuar automjetin tip “BMW”, me targa CP 169 RM, në momentin e bllokimit mjeti drejtohej nga shtetasi Nesim Kapxhiu, 27 vjeç, lindur dhe banues në Skrapar. Bllokimi i këtij mjeti u bë pasi nga verifikimet paraprake rezulton i vjedhur në Itali, me dt. 26 korrik 2005, dhe është futur në Shqipëri nëpërmjet portit të Durrësit. Materialet do t?i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të “trafikim të mjeteve motorike”, parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal.
Denoncimi i pronarit çon policinë tek i dyshuari për vjedhje
Tiranë - Specialistët e seksionit Kundër Vjedhjeve ndaj Biznesit, në vijim të informacionit të dhënë për vjedhjen e një rrobaqepësie, realizuan identifikimin e autorit, i cili dyshohet të jetë shtetasi Fabian Laçi, 20 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Paskuqan, i dënuar më parë për vjedhje dhe aktualisht është i arrestuar që në muajin Gusht, për një tjetër vjedhje. U kryen veprimet procedurale, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Ishte i uritur, grabiti dyqanin ushqimor te rruga “Qemal Stafa”
Tiranë - Në vijim të informacionit të dhënë për vjedhjen e një dyqani ushqimor në rrugën “Qemal Stafa”, si dhe tentativës së vjedhjes optika “Gjergji”, u arrit identifikimi i autorit i cili dyshohet të jetë 14 vjeçari Xh. Q., lindur dhe banues në Paskuqan, i dënuar më parë për vjedhje. Aktualisht i mitur ndodhet i arrestuar që me dt 10 gusht 2008, për një tjerë vjedhje. U kryen veprimet procedurale, materialet i kaluan Prokurorisë, për të bashkëlidhur procedimet e kryera prej tij.
23 Shtator 2008