Policia asgjëson 1 mijë rrënjë Kanabis
Berat
Rreth 1 mijë rrënjë Kanabis të asgjësuara ndërkohë që policia është duke hetuar mbi personat përgjegjës. Ky është bilanci më i fundit i operacioneve policore në kuadër të parandalimit të kultivimit të lëndëve narkotike ku këtë herë policia është ndaluar në rrethin e Beratit. Lajmi është bërë i ditur një ditë më parë nga burime të policisë lokale, sipas të cilave forcat e policisë kanë zbritur në fshatin Rehovë të komunës Trepan ku dhe janë gjetur plot 2 parcela të mbjella me Kanabis sativa. Sipas të dhënave të policisë, puna është organizuar në prerjen dhe më pas djegien e bimëve të Kanabisit, ndërsa tashmë hetimet janë përqendruar në zbulimin e emrave të personave që kanë mbjellë narkotikun. Sakaq, nga të dhënat policore është mësuar se ndonëse ekspertët kanë marrë në pyetje disa persona, banorë të fshatit, deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ende nuk ka rezultuar asnjë emër i përfshirë në veprimtarinë e jashtëligjshme.