E Shtunë, 31 Tetor 2026

Testi i alkoolit, bllokohen 8 patenta automjetesh

Durrës

Testi i alkoolit i bërë nga policia e Durrësit përgjatë zonës së plazhit tek drejtuesit e disa mjeteve është mbyllur me bllokimin e tetë patentave si dhe procedimin penal të drejtuesve të tyre. Lajmi është bërë i ditur një ditë më parë nga burime të qytetit bregdetar, sipas të cilave, aksioni më i fundit i policisë rrugore në këtë qytet është përqendruar në kontrollin e drejtuesve të mjeteve mbi përdorimin e pijeve alkoolike. Sipas policisë, vetëm mëngjesin e djeshëm përgjatë autostradës Tiranë – Durrës si dhe gjatë zonës së plazhit, janë penalizuar tetë drejtues automjetesh pasi kanë rezultuar të kenë konsumuar sasi të mëdha pijesh alkoolike. Sakaq, nga të dhënat e Policisë së Durrësit mësohet gjithashtu se të paktën 50 persona janë gjobitur për shkelje të ndryshme administrative. Në këtë kuadër, shefi i qarkullimit rrugor në kryeqytet, Krenar Ahmetaj tha se ky kontroll do të përshkallëzohet edhe përgjatë akseve kryesore rrugore të zonave turistike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›