Policia britanike zbulon komplotin për vrasjen e Gordon Braun
Policia britanike e antiterrorizmit ka nisur hetimet mbi organizmin e një komploti për të vrarë Kryeministrin Gordon Braun dhe paraardhësin e tij në këtë port, Toni Bler. Ata arrestuan një 29-vjeçar në Anglinë Qendrore. Emri i të arrestuarit nuk është bërë publik. Por ai ishte i pesti që pati këtë fat gjatë dy javëve të fundit, që kur kanë nisur hetimet. Në fillim të muajit u arrestuan dy meshkuj në aeroportin e Mançesterit, ndërsa po niseshin për në Finlandë. Një i tretë u arrestua për këtë çështje në qytetin veriperëndimor Northwestern të Akringtonit. Ndërsa një person i katërt, është përshkruar nga agjencia e lajmeve “Press Association” si “një person i bardhë që është kthyer në mysliman”, u arrestua në Blekbërn. Të katërt janë rreth të njëzetave dhe po mbahen të arrestuar nën ligjet e antiterrorizmit. Sipas raportimeve britanike të lajmeve, komploti kishte lidhje me thirrjet në një adresë britanike xhihadiste në janar, një grup që e identifikonte veten si Al Kaeda në Britani. Por nuk ka detaje për asnjë plan konkret. Në adresë kërkohej tërheqja e trupave britanike nga Afganistani dhe Iraku. Komploti në fjalë është i pazakontë, pasi deri më tani grupet islamike radikale i janë drejtuar masave dhe asnjëherë individëve të veçantë, siç është rasti i tanishëm për kërcënime jete drejtuar Kryeministrit Gordon Braun dhe ish-kryeministrit Toni Bler.