E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Mallakastrës realizoi sot operacionin “Shkëmbi i Kuq”

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, efektivat e policisë së komisariatit të Mallakastrës dhe ato të Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, kanë finalizuar me sukses operacionin policor "Shkëmbi i Kuq ", duke ndaluar dy  shtetas për veprën penale të "Prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike , në bashkëpunim ". Sipas burimeve policore aksioni nisi ditën e djeshme me arrestimin e 52- vjecarit Bajram Minaj , banues në fshatin Hekal të Mallakastrës , të cilit iu gjetën 97.7 kg kanabis sativa e presuar dhe amballazhuar në sy bidona plastikë e gatshme për tu tregtuar. Ndërsa sot rreth orës 02.00 të ditës së sotme efektivat e policisë bënë të mundur edhe ndalimin e 55- vjecarit Mitat Velaj nga fshati Klos i komunës Hekal. Në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 20,8 kg lëndë narkotike e llojit canabis sativa. Gjithashtu në banesën e Minaj u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiali një armë zjarri  automatik model 56. Materialet i kaluan prokurorisë për veprat penale "Prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike në bashkëpunim ", si dhe "Mbajtje e pa leje të armëve luftarake".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›