Topi dekreton Ardian Turkun në postin e MTKRS-së
Ardian Turku ka marrë bekimin e presidentit për të qenë në krye të ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar sot emërimin Turkut në postin e ministrisë në fjalë, pas shkarkimit të Ylli Pangos, i cili u kap nga mediat në skandal seksual. Topi pat deklaruar më parë, se do ta dekretonte emrin e Ardian Turkut, sapo ai të mbërrinte në presidencë, duke shprehur simpatinë e tij për këtë figurë. Tashmë, pritet që vendimi të kalojë në Parlament, i cili me sa duket nuk do të hasë asnjë vështirësi, për shkak se edhe opozita nuk ka reaguar për këtë figurë. Ardian Turku ka qenë kryetar i bashkisë së Elbasanit për periudhën 2003-2007, ndërsa aktualisht ai ishte drejtues i Qarkut të Elbasanit.
...