E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shtetit dhe Doganat, masa të përbashkëta për sigurinë në akset rrugore

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim forcimin e punës së strukturave policore në drejtim të parandalimit të ngjarjeve kriminale dhe rritjes së sigurisë në akset rrugore, është hartuar dhe dërguar për zbatim një plan masash me detyra konkrete për shërbimet e Policisë Rrugore e të Rendit dhe Forcat Lëvizëse Operacionale. Gjatë vënies në zbatim të detyrave të përcaktuara në këtë plan masash, është bashkëpunuar ngushtë edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Në kuadër të këtij plani, nga data 4- 8 shkurt 2010, në të gjithë vendin, janë organizuar dhe realizuar kontrolle të përbashkëta të shërbimeve të Policisë Rrugore, të Policisë së Rendit, Forcave Lëvizëse Operacionale dhe DPD-së. Gjatë kësaj periudhe, nga këto struktura janë kontrolluar 17.214 automjete. Për shkeljet e konstatuara ndaj drejtuesve të automjeteve janë marrë 6937 masa administrative gjobë, si dhe janë bllokuar 325 automjete. Po në kuadër të këtyre kontrolleve, është marrë masa e pezullimit të lejes së drejtimit në 150 raste për drejtuesit e automjeteve, nga të cilat 126 për ecje me shpejtësi tej normave të lejuara, 12 raste për përdorim të pijeve alkoolike si dhe 12 raste për shkelje të tjera.

10 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›