E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Fier: “Takimi i së shtunës i jep fund etapës së zbardhjes së të vërtetës së 28 qershorit”

parasysh edhe mendimi i tyre për hetimin e zgjedhjeve. “Ndërkombëtarët e kanë dhënë mesazhin e tyre lidhur me qëndrimin e PSSH-së. Edhe në këtë vizitë do të vilet mendimi i tyre, pasi besoj se vendimi ynë për hetimin e zgjedhjeve është mirëpritur”. Rama ka shprehur vendosmërinë për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. "Gjithçka që është brenda kutive do të hetohet". Për këtë përgjigje është përqendruar te komisionerët, të cilët i cilësoi të korruptuar. Sipas Ramës, hetimi i zgjedhjeve do t’i jap fund pikërisht korrupsionit të komisionerëve, qofshin këta të PS-së apo të PD-së.
Protesta
Në deklaratat e tij të mëparshme Rama ka bërë të ditur se protestat nuk do të jenë në varësi të dialogut, pasi ato do të jenë edhe për të kundërshtuar krizën ekonomike që ka kapluar vendin nga keqqeverisja e Berishës. Ky tur i nisur me Tiranën, ku Rama u është përgjigjur pyetjeve të medias lidhur me arsyet e bojkotit dhe qëndrimin e opozitës, do të shtrihet në të gjithë vendin dhe mbahet ndërkohë që palët janë në pritje të zhvillimit të tryezës së dialogut për zgjidhjen e krizës.

Braçe: “SHISH-i është shndërruar në manovrën e kryeministrit Berisha”

Partia Socialiste e shikon projektligjin e ri për Shërbimin Informativ Shtetëror si një manovër të kryeministrit Sali Berisha për ta zaptuar atë. Deputeti Erion Braçe deklaroi dje pikat që sipas tij tregojnë hapur tendencën e kryeministrit, ku përfshihen ndërprerja e mandatit të drejtuesit aktual të SHISH-it pa arsye, vënien në varësi të të gjithë veprimtarisë së këtij institucioni, duke kaluar kontrollin nga Parlamenti te kryeministri. Një nga këto ngjarje, tha deputeti socialist, është edhe tragjedia e Gërdecit apo dhe veprimtari të tjera me natyrë ekonomike, siç janë disa privatizime strategjike.
“Kryeministri nuk mund ta tolerojë këtë fakt që t’i filtrojë informacioni deri te mediat, ndaj natyrisht kërkon kontroll të plotë mbi të gjitha informacionet që vijnë në institucione të rëndësisë së veçantë që nuk janë në shërbim të Berishës dhe qeverisë së tij, por të shtetit shqiptar”, - u shpreh Braçe. Sipas tij, SHISH-i rrezikon të kthehet në një shërbim operacional policor me ngjyrim tërësisht politik. Një tjetër pikë skandaloze e shtuar sipas Braçes, është edhe leja që SHISH-i të mbledhë të dhëna edhe për shërbime të vendeve të huaja. Një tjetër element, tha Braçe, është edhe kontrolli që kryeministri u bën marrëveshjeve që SHISH-i kryen me homologët e saj të vendeve të tjera. Sipas tij, tendenca e kësaj qeverie është të vërë nën kontroll të gjithë sistemin e Drejtësisë në vend.

PS, Felaj: “Berisha të thotë të vërtetën e internimit të dy mjekëve”

Partia Socialiste, nëpërmjet deputetes Ermonela Felaj, ka hedhur akuza direkte në adresë të kryeministrit Sali Berisha në lidhje me persekutimet politike gjatë regjimit komunist. “Jam shumë dakord me ata që thonë kush ka kryer krime në të shkuarën, duhet të largohet nga jeta publike, prandaj kam një pyetje për Sali Berishën: A nuk është koha, zoti Sali, që shqiptarët ta dinë të vërtetën e internimit të dy mjekëve të pafajshëm, burrë e grua, që ju personalisht, si sekretar i Partisë së Enver Hoxhës, i persekutuat derisa përfunduan në kamionin e Degës së Brendshme me gjithë plaçkat e shtëpisë?!” - u shpreh Felaj.

10 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›