E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shtetit festoi 96-vjetorin e krijimit të saj



Tiranë - Në 96-vjetorin e Policisë së Shtetit kanë marrë pjesë figurat kryesore të ruajtjes së rendit në vendin tonë, gjithashtu të pranishëm kanë qenë edhe drejtuesit e Policisë së Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Italisë. Në fjalën e rastit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, deklaroi se është rritur siguria në vend dhe vazhdon lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. I pranishëm në takim, zëvendëskryeministri Genc Pollo theksoi: “Vendi ynë tashmë është një vend më i sigurt përsa i përket rendit, por policia nuk duhet të kalojë kompetencat e saj duke dhunuar qytetarët”.
Antonio Manganeli, drejtor i Policisë Italiane, theksoi në fjalën e tij përparimet e policisë shqiptare dhe njëkohësisht rëndësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve. Një gjë të tillë e theksuan edhe drejtuesit e Policisë së Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, duke vënë më shumë theksin te kalimi i paligjshëm i shtetasve dhe mallrave kontrabandë.

14 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›