E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shtetit, marrëveshje me OSSH-në për mbledhjen e faturave elektrike



Policia e Shtetit dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike kanë nënshkruar një marrëveshje, ku punonjësit e policisë do të ndihmojnë në arkëtimin e faturave elektrike. Drejtori i përgjithshëm, Ahmet Premçi, ka takuar numrin një të OSSH-së Sahit Dollapi, ditën e djeshme, ku dhe kanë rënë dakord për këtë nismë. Në bazë të marrëveshjes, OSSH sh.a. ka kërkuar nga Policia e Shtetit angazhimin e forcave policore me qëllim dhënien e ndihmës së tyre për arkëtimin e faturave të energjisë elektrike, ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike të konsumatoreve të lidhur në mënyrë të parregullt dhe konsumatorëve debitorë të faturës së energjisë elektrike.

Ndërsa Policia e Shtetit ka pranuar të angazhojë forcat policore në ndihmë të OSSH-së sh.a. dhe Drejtorive të Zonave të OSSH-së sh.a në qarqet e vendit.

Pas kryerjes së çdo operacioni nga punonjësit e çdo institucioni, përpilohet një procesverbal, ku të përshkruhet procedura e kryer dhe problemet që kanë dalë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›