E Diel, 1 Nëntor 2026

Unioni i Gazetarëve, debat për normat profesionale të mediave lokale

Fier

Etika në media mbetet ende një temë shumë e diskutuar jo vetëm brenda radhëve të punonjësve që merren me mediat, por edhe institucioneve që kanë lidhje me to. Sot, përveç problemeve ekonomike dhe sociale, mediat e shkruara, vizive dhe ato audio vuajnë edhe nga një mungesë e thellë respektimi të asaj që shumë e quajnë etikë dhe disa të tjerë duan ta cilësojnë norma e të shkruarit. Etika në media ka qenë tema e një platforme që Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka “hedhur” për diskutim me përfaqësuesit e tij të degës së Fierit. Kryetari i Unionit, Aleksandër çipa, si edhe analisti i njohur Andrea Stefani kanë përcjellë detaje të Rezolutës së Kodit të Etikës, e cila është firmosur nga 22 kryeredaktorë të medias së shkruar në vend. Nga kategoria e mediave të printuara kjo rezolutë do të kalojë për t’u njohur e firmosur edhe te kategoritë e tjera të mediave, siç është ajo e mediave televizive dhe ajo audiovizive.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›