E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëputja në Fierzë, Qarku i Kukësit tri orë pa drita

Avaria

Paraditen e djeshme, i gjithë rajoni i Kukësit për më shumë se tri orë ka pasur shkëputje të energjisë elektrike. Burime lokale të OSSH-së bëjnë të ditur se ndërprerja ka ardhur nga hidrocentrali i Fierzës, por ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për defekt apo për një grafik të pashpallur reduktimi të furnizimit me energji elektrike. Mungesa e energjisë elektrike ka paralizuar një pjesë të aktivitetit ekonomik prodhues, në mënyrë të veçantë në qendrat urbane. Javën e fundit ndërprerjet e furnizimit me energji kanë qenë të shpeshta, sidomos për zonat rurale, ku pothuajse zbatohet çdo ditë një grafik i reduktuar furnizimi për orët e ditës. Ndërkaq, komuniteti i biznesit ka reaguar për ndërprerjen e furnizimit me energji dhe ka kërkuar që në rast ndërprerjesh të energjisë elektrike të njoftohen më parë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›