E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shirat e rrëmbyeshëm përmbytin nënstacionin elektrik

21/12/2009  Gjirokastra pa drita 24 orë
GJIROKASTËR - Ujërat e lumit Drino në rrethin e Gjirokastrës kanë dalë nga shtrati si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm gjatë 24 orëve të fundit, duke përmbytur nënstacionin elektrik dhe duke lënë pa drita prej mesnatës duke u gdhirë dita e djeshme qytetin në jug të vendit.
Nga informacionet rezulton se ujërat e lumit, me gjatësi 84.6 kilometra, kanë përmbytur gjithë pjesën e poshtme të qytetit të gurtë, pjesë në të cilën ndodhet dhe nënstacioni elektrik.
Burime nga filiali elektrik i KESH-it thanë se “lumi Drino është ngritur mbi nivelin maksimal të tij, gjë që ka shkaktuar dëme në nënstacionin elektrik". Sipas të njëjtit burim, për riparimin e dëmit do të ndërhyhet në momentin që do të ulet niveli i ujërave.
Ndërkohë burime zyrtare nga policia e qarkut të Gjirokastrës pohuan se shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan vështirësi edhe në rrugën kombëtare që lidh Kakavijën me Tepelenën, por situata u normalizua falë ndërhyrjes se forcave të Policisë së Qarkullimit Rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›