Policia e kryeqytetit kap 1.4 kg heroinë, prangoset një person
TIRANË - Kapen në kryeqytet 1.4 kg heroinë ndërkohë që në pranga ka rënë një person, emri i të cilit nuk është bërë i ditur. Burime nga policia thanë se lënda narkotike dyshohej se ishte e destinuar për shpërndarje në kryeqytet. Burimet policore raportojnë se është ndaluar mbrëmë vonë një person, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë. Operacioni është bërë rreth orës 20.30, në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit”, në afërsi të “21 dhjetorit”. Sipas të dhënave jozyrtare, policia ndërmori operacione kontrolli në disa banesa të shtetasve, me të cilët poseduesi i drogës ka pasur kontakte.
21 Dhjetor 2008