E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: 15 vjet burg për babanë tutor

23/12/2011  Shfrytëzoi dy vajzat e mitura. Kërkohet 15 vjet burg për dy nga klientët e 10 vjet burg për dy të moshuar

KORÇE- Të dënohet 15 vjet burg për Pëllumb Mullajin, 52 vjeç babanë tutor, i cili shfrytëzonte seksualisht dy vajzat e tij të mitura njëra 8 vjeç dhe tjetra 10 vjeç.

Pretenca

Kjo ka qenë kërkesa e Prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë gjatë seancës gjyqësore të ditës së enjte. Ndërkaq 15 vjet heqje lirie u kërkua edhe për dy klientët e dy vajzave, Andrea Nametin, 69 vjeç, banues në Mborje të Korçës, i dënuar edhe më parë për veprën penale të “marrëdhënieve seksuale me të mitur” dhe Skënder Korollarin, 35 vjeç, banues, po në fshatin Mborje, ndërsa për dy klientët e tjerë, të cilët ishin të moshuar dhe konkretisht për Nevruz Kollanin, 82 vjeç, dhe Ndoci Kocin, 86 vjeç, akuza kërkoi nga 10 vjet burg për secilin. Personat e mësipërm u arrestuan në muajin prill, të cilët shfrytëzonin në mënyrë sistematike dy vajzat e mitura. Dy vajzat e vogla, së paku, u shfrytëzuan seksualisht për tre vjet me radhë, duke filluar që nga viti 2004 deri në vitin 2006. Vetëm pas më shumë se 5 vjetëve të shfrytëzimit seksual, policia mundi të binte në gjurmët e këtij akti barbar. Dy vajzat e mitura shfrytëzoheshin për qëllime prostitucioni, nga babai i tyre, Pëllumb Mullaj, i cili siguronte klientët kundrejt pagesës prej 2000 lekë. Arrestimi i 5 personave, mes tyre dhe babai i dy vajzave, u bë i mundur gjatë finalizimit të operacionit të koduar “JUNIOR”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›